Ismail Xhaferi: SPAK-u që do bënte namin
Thanë se SPAK-u do bëjë namin,
doemos do kap hajdutin.
Por në fakt s’ndodhi kështu,
shkurt dhe SPAKU të ha mu…in.
Tani që mbarojë mandati,
me shumë zhurmë e me shumë bujë.
Mund të themi që ky SPAK,
bëri veç një vrimë në ujë.
Gjithçka mbeti siç ka qenë,
drejtësi krejt e padrejtë.
Burgjet plot i mbushin vetëm,
hallexhinjtë e fukarenjtë.
Vetëm fukarenjtë e shkretë,
e kanë vendin në qeli.
Kush e vodhi Shqipërinë,
vetëm SPAK-u nuk e di.
Vetëm SPAK-u nuk i njeh,
nuk i njeh ore dhe pikë.
Gjithë hajdutët me kollare,
që merren me politkë.
Kush i mbushi bankat plot,
plot me euro e dollarë.
Vilat në gjirin e Lalzit,
vetëm SPAK-u s‘i ka parë.
Kush ka vjedhur 30 vite,
kush ka bërë badërdi.
E di populli shqiptar,
vetëm SPAK-u nuk e di.
Kush i vodhi tokat, pyjet,
gjithçka kish kjo Shqipëri.
Djersën e njerëzve të ndershëm,
vetëm SPAK-u nuk e di.
Kush i vodhi armët, tanket,
gjithë fishekët e gjerdanët.
Kush i vodhi kudo pronat,
natyrisht politikanët.
Vetëm SPAK-u nuk shikon,
nuk shikon, por vetëm hesht.
Kush bën vila si kështjella,
vetëm me një pagë të thjeshtë.
Vetëm SPAK-u nuk i njeh,
që t‘u thotë atyre: ndal.
Gjithë hajdutëve me kollare,
që çdo ditë shesin moral.
Pra nuk ka asnjë dyshim,
që dhe SPAK-u të ha mu…in.
Ndaj hajdutët me kollare,
Klithin: kapeni hajdutin!
Gjithë hajdutėt në liri,
në liri me domosdo.
Ndërsa SPAK-u për çdo muaj,
firmën hedh në bordero.
Nga ky SPAK që fjeti gjumë,
kot që pritëm e shpresuam.
Rrogat e tyre të majme,
kurrë s’i justifikuan.
Thanë se SPAK-u do bëjë namin,
doemos do kap hajdutin.
Por në fakt s’ndodhi kështu,
Se dhe SPAKU të ha mu…in.