Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Triptiku i harmonisë mendje, trup, shpirt

“Kalimi nga niveli i vetëdijes standarde në nivelet më të larta deri te supervetëdija, është sikurse kalimi prej shkollës fillore deri në studime akademike universitare”, Vlora Obertinca.
“Mësimet metafizike marrin kohë për t’u mësuar, ashtu siç merr kohë mësimi i përditshëm shkollor. Ka shumē mësime që duhet mësuar dhe suksesi varet prej angazhimit tonë.
Njerëzit duhet të kenë vullnet për të mësuar dhe kur nuk kanë vullnet duhet t’i lëmë të rrëzohen nga provimet dhe të detyrohen pastaj t’i mēsojnë vetë, sepse çdo pësim është mësim.
Duke u munduar t’i nxjerrim njerëzit nga situata të vështira, ne harxhojmë shumë energji të kota. Kjo sepse këta njerëz ndjehen komodë në gjendjen e mjerueshme në të cilën janë dhe nuk duan të ndryshojnë asgjë, nuk duan të përparojnë dhe refuzojnë të dalin jashtë ‘kutisë së Pandorës’, duke u frikësuar që mund të përjetojnë diçka më të keqe, sepse jeta e tyre sillet në zonën negative të mendimit.
Edhe unë personalisht, që i kam përvetësuar këto dije metafizike shumë gjatë, nganjëherë ndjej momente dëshprimi kur mundohem me gjithë qenien time të ndihmoj bie fjala miqêt e mi dhe nuk ia dal dot ose ashtu siç e kam menduar. Jo pse nuk dua ta shoh rezultatin e motivimit, por thjesht vetëdija e tyre është ende në stadet e ulëta dhe thënë figuartivisht, nuk mund t’ua imponosh fakultetin para shkollës së mesme.
Mësimet metafizike janë çelës për deshifrimin e tê jetuarit në harmoni me mendjen, trupin dhe shpirtin, mësime këto që nuk na i ka mësuar askush, ngase askush nuk kishte dituri për to.
Andaj, ju them të gjithëve mos u frigoni nga ndryshimet, sepse ato sjellin begati me vete. Merreni me mend, nëse do të kishim ngelur ende pa internet, me telefona të thjeshtë dhe mos t’i zëvendësonim me celular?!
Edhe shteti si institucion ka nevojë për ndryshime apo reforma në të mirë të popullit, por reformat apo ndryshimet duhet të fillojnë nga individi”.
Please follow and like us: