Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Meditimi para gjumit…

 
“Meditimi para gjumit, rigjeneron qelizat e njeriut, si dhe relakson mendjen dhe trupin”, Vlora Obertinca.
“Që nga fillimi i ditës deri në përmbyllje, ne kemi 65.000 mendime, nga të cilat ne jemi të vetëdijshëm vetëm për 5% -in e tyre. Do të thotë 95% të mendimeve shkojnë dhe deponohen në ndërdije. Shumë prej këtyre mendimeve ndodh të jenë negative dhe asaj pjese të kujtesës është vështirë t’i qasemi, sepse nuk kemi akses përveç se nëpërmjet meditimit.
Andaj, bëjmë mirë sikur çdo natë të meditojmë para gjumit, në mënyrë që t’i fshijmë një pjesë të këtyre mendimeve negative të deponuara në ndërdije.
Mendimet e fundit para gjumit ne i marrim me vete në gjumë, andaj nuk dëshirojmë që në gjumë të marrim mendime të trishta, sepse në mëngjes do të zgjohemi me mendimet e fundit që i kemi pasur para se të na zërë gjumi. Nëse nuk keni dëshirë të meditoni, së paku kujdesuni që para gjumit të shkoni me mendime në një ngjarje, ku keni qenë me dikë që ua ka lumturuar shpirtin dhe ashtu të lumtur le t’iu zërë gjumi.
Kjo sepse duke qëndruar në mendime të dashura, ju i thërrisni vetes t’iu vijë dashuri e ngjajshme në jetën tuaj”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.
Post Scriptum: Për ata që nuk dinë të meditojnë, ju sugjeroj çdo natë para gjumit një meditim të udhëhequr nga Louise Hay.
Please follow and like us: