Kopshti Shalom: Shshsht… po luajnë tunxhet!
Nuk ka rëndësi nëse po shijon muzikë klasike apo moderne, këto instrumente do t’i gjeni në çdo orkestër, ndryshe quhen “artileria e rëndë”.
Teknikat e frymëmarrjes, zgjerimi i diafragmës, oksigjenimi i mushkërive përmes frymëmarrjes ishin 3 arsyet kryesore pse në Gjermani, në fillim të vitit 2011, instrumentet e frymës u futën në programin ditor të kopshteve.
Fëmijët dashurohen me lehtësinë dhe thjeshtësinë e tingujve që prodhojnë përmes instrumenteve të frymës. Krahas tingujve, përmes muzikës që prodhojnë fëmijët nxjerrin jashtë bashkë me ajrin emocionet e grumbulluara.
Kryerja e saktë e frymëmarrjes përmes teknikave ka një efekt shumë të dobishëm tek fëmijët me astmë bronkiale apo ata që shpesh vuajnë nga ftohjet e traktit të sipërm respirator.
Fëmijët përjetojnë kënaqësi gjatë përdorimit të veglave nga “pushtimi i majës” që është nxjerrja e tingullit, shfaqin besimin në aftësitë e tyre. Muzika është baza për zhvillimin harmonik personal dhe trupi i fëmijës pranon ” dhuratat muzikore” frymëmarrjen, ritmin, relaksimin e tensionit, reduktimin e hiperaktivitetit.
Pothuajse i gjithë trupi punon, mushkëritë, diafragma, muskujt e barkut, kordat vokale, gjuha, buzët. Në botë, të gjitha proçeset janë të ndërlidhura, duhet thjesht t’i dimë këto lidhje.