KOLEGJI AAB, PJESË E PUNËTORISË SË ERASMUS+ NGA UNIVERSITETI I DUBROVNIKUT
26 Janar 2023
I përfaqësuar nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Medain Hashani dhe Prof. Ass. Dr. Agron Mustafa, Kolegji AAB ka marrë pjesë në punëtorinë e Erasmus+, e iniciuar nga Universiteti i Dubrovnikut.
Kjo punëtori u mbajt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Podgoricës, ku kishte përfaqësues të Universitetit të Splitit dhe Universitetit të Prishtinës.
Gjatë kësaj punëtorie u bë edhe finalizimi i Projektit për Erasmus+, ku do jenë të përfshirë edhe partnerë të tjerë nga Evropa Qendrore dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Please follow and like us: