Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: AUTOBIOGRAFI

 

Kush ishte me mua kur shpirtin në duar e kam marrë,

se trupi nuk e mbante dot peshën e dhimbjes

që nga koka tek këmbët rrufeshëm ngjitej e zbriste,

me mua kush ishte?!

 

Po çastet kur zemra nga vendi donte të dilte

se qielli nuk i përgjigjej lutjeve të mia

e ëndrrat s’mi bënte realitet,

më zhyste më fort tek i njëjti pellg

e përbaltur nuk dilja dot as në breg,

e dini kush ishte me mua vërtetë?

 

Askush!

 

Tani mos më pyesni si jetën e mbush…

E vetme dikur u dogja në prush

dhe sot që jeta po më jep gjithçka

me veten mësova të mbahem e ta ndaj,

nga fundi i thellë tek kulmi në majë.

E vetes për veten, nga skaji në skaj!

Please follow and like us: