Argjira Ukimeri: PAVARËSIA
Dhjetë shkronja në një emër
Në çdo shpirt e në çdo zemër
Ndërtojnë emrin Pavarësi
Fjalë e shenjtë për çdo njeri.
Ne me shekuj e ëndërruam
Me fitue të shtrenjtën Liri
Asnjëherë nuk u pajtuam
Me çue jetën në robëri.
Sot ballëlartë e shumë krenarë
Gëzojmë lirinë e Pavarësinë
Trembëdhjetë vite rritja jonë
Të sigurtë kemi ardhmërinë.
Në vigjilje të 17 Shkurtit
Bashkojmë zemrat e hedhim valle
Gëzojnë fëmijët në prehër të nënave
Për këtë festë mbarëkombëtare.
Pavarësinë që sot e gëzojmë
Borxh ua kemi çlirimtarëve
Bacë ADEMIT e RUGOVËS
Bashkë me ndihmën e ndërkombëtarëve.
ARGJIRA UKIMERI – MR.SC. PEDAGOGE
SHKURT 2023, PRIZREN.
Please follow and like us: