Albspirit

Media/News/Publishing

Dinjiteti shqiptar/Fjalët e Rexhep Selimit në Gjykatën e Hagës

Rexhep Selimi ka lindur më 15 Mars 1971 në Skënderaj. Shkollimin fillor e kreu në Klinë, të mesmen në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe ato universitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi-Gjuhë Shqipe. Rexhep Selimi është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së Operacioneve të UÇK-së dhe Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Nga viti 2000-2003 Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK. Rexhep Selimi ka gradën gjeneral major. Pas largimit nga AAK-ja, disa vite me vone pra në vitin 2010 i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet deputet i Lëvizjes. Gjatë mandatit 2011-2014 ka qenë anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri.

Jakup Krasniqi ka lindur më 1 janar 1951 në Negrovc të Komunës së Drenasit, politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik, dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981-1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb. Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.

Please follow and like us: