Dr. Vlora Obertinca: Fuqia hyjnore e dashurisë
“Aty ku ka dashuri – aty ka qetësi, aty ku ka dashuri- aty ka harmoni, aty ku ka dashuri- aty ka mbarësi, aty ku ka dashuri – aty ka mirëkuptim”, Dr. Vlora Obertinca.
Sa bukur do ishte, sikur ta ndjenim dashurinë në çdo hap të jetës sikurse e lexojmë të përkufizuar më lartë. Sa bukur ndjehemi kur e lexojmë dhe, sigurisht se pajtohemi që e tillë është ndjenja e dashurisë së vërtetë. Si ndjenja më e bukur që është pajton dhe shëron çdo gjë, qoftë në trupin e njeriut apo edhe në raporte ndër njerëzore.
Por, pasi na bënë të ndjehemi kaq mirë, pse nuk e dhurojmë pra? Pse e kursejmë kur i bëjmë vetes mirë, po aq sa atij tjetrit? Pse e kursejmë dashurinê, kur ka sa të duash dhe nuk paguajmë asgjë për të?
Kemi dëshirë të na dhurohet dashuria, shkrihemi fare kur marrim komplimente por, të dhurojmë asesi. Egoizëm i tepërt, apo jo?!
Mos e kurseni dashurinë sepse, në momentin që e lejoni veten të udhëhiqeni nga kjo ndjenjë hyjnore e quajtur dashuri, kjo ndjenjë nuk do t’iu braktisë asnjëherë. Një njeri që dhuron dashuri, ndjehet gjithmonē brenda vetes i lumtur dhe i përmbushur. Madje, edhe nëse është single dhe nuk i bëhet vonë të bëhet çift me dikë në dashuri, pa u munduar fare, njeriu më i mirë në botë do të gjej atë ngase, frekuenton në nivelin e njejtë energjetik të dashurisë.
Kur dhuroni dashuri, të gjitha punët në jetë vijnë qetë, mbarë dhe mirë, sepse dashuria tërheq dashurinë gjegjësisht, energjia pozitive tërheq energjinë pozitive dhe anasjelltas.
Qëndroni në frekuencën e dashurisë dhe mos e prishni zemrën për asgjë dhe askënd sepse, atë që e ndjeni brenda – atë e tërhiqni nga jashtē.
Të dashurit e mi, përdoreni armën më të fuqishme dhe më të shëndetshme që ekziston në Univers – DASHURINË sepse, përdorimi i fuqisë së dashurisë do t’iu mundësojë të tërheqni çdo gjë që dëshironi në jetën tuaj.