Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi tronditës i Misit: Më ofruan prostitucion elitar

Ajo ka treguar sesi një femër nga Serbia, numrin e së cilës nuk e ka bërë të ditur për publikun, ia ka dërguar një porosi me një ofertë për biznes. Duke menduar se bëhet fjalë për modelim, ajo ia ka dhënë numrin personal të telefonit, e më pas, siç thotë, është tronditur nga porosia që e ka pranuar, transmeton gazeta Kosova Sot.

Klienti pasanik nga Azia

“Nga porosia kuptohet se bëhet fjalë për prostitucion elitar, për shoqëri afariste. Ajo nuk ka lidhje me punën që bëj unë, me seanca të fotografimit ose xhirime të reklamave”, ka thënë ajo. Pas kësaj përmbajtjen e ofertës e ka publikuar në profilin e saj në ‘Facebook’. “Përshëndetje e dashur. E kam një klient që jeton në Azi dhe është shumë i interesuar për ty. Është i gatshëm që ta paguajë cilëndo shumë që e kërkon për ta kaluar një fundjavë me të në Singapor. E tërë kjo është shumë diskrete. Unë për të jam si një kërkuese personale”.

“Paratë nuk janë problem”

Atë veçanërisht e ka tronditur teksti që thotë se tashmë disa mise të zgjedhura kanë qenë tek ai, dhe se të gjitha janë kthyer të kënaqura. “Nuk mund të të jap detaje në lidhje me to, por çdo gjë është e kontrolluar, e sigurt dhe diskrete. Pyetja është vetëm a je ti e interesuar. Paratë nuk janë problem. Vetëm trego sa kërkon dhe kjo është e tëra. Kryesisht do ta kaloje kohën në shoping, restorante, dalje e gjëra argëtuese”, thuhet në fund të porosisë. Kur e ka publikuar këtë porosi, menjëherë i është lajmëruar një ishmis nga Kroacia. I ka thënë se edhe asaj i është bërë një ofertë e ngjashme, por që oferta i ishte dërguar agjencisë së saj.

Please follow and like us: