Albspirit

Media/News/Publishing

Tenderi 3 milionë eurosh për një kanal uji, tjetër hetim për Elvis Rroshin 

 

 

Tenderi 3 milionë euro për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës është bërë objekt hetimi nga prokuroria e këtij qyteti.

Ky institucion është duke hetuar ligjshmërinë e këtij tenderi, fituesi i të cilit është bërë publik vetëm 2 ditë para se Elvis Rroshi të lirohej nga qelia dhe të rrinte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve për dekriminalizimin.

Veprimet hetimore për procedurat e këtij tenderi mësohet të kenë nisur kryesisht nga prokuroria e Kavajës, e cila tashmë ka kërkuar informacion të njihet me të gjithë procedurën zyrtare të zhvilluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kavajës.

Please follow and like us: