Albspirit

Media/News/Publishing

Alibeaj: Vetingu do të zgjasë 5 vjet!

 

Kreu i Departamentit të PD për Sigurinë, Rendin Publik dhe Luftën kundër Krimit, Enkelejd Alibeaj, ka folur për reformën në drejtësi, pas miratimit të saj në Kuvend me konsensusin e të gjitha palëve.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Alibeaj thotë se tashmë është miratuar korniza ligjore e reformës, dhe pas kësaj duhet të miratohet paketa e ligjeve që e plotëson atë.

Sipas tij janë rreth 40 ligje që duhet të miratohen, ndërsa shton se procesi i vettingut zgjat për 5 vjet.

“Tashmë është miratuar korniza ligjore e reformës. Duhet të miratohen rreth 40 ligje.
Procesi i vettingut zgjat 5 vjet.
Pavarësisht kërcitjeve politike që shoqëruar miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese, u shoh si zhvillim të mirë, faktin që palët politike, shumica e tyre, gjetën kohën, mundësinë, maturinë, kryeneçësinë, që një reformë kushtetuese duhet parë me sinqeritet.
Dhe nuk duhet parë si një mjet i një loje politike të vogël. Dhe ky është ndjesia e asaj që quhet të bërit shtetformim.
Tani edhe për procesin e zbatimit të reformës, duhet të mos e konsiderojnë si një mjet të lojës politike, pasi në të kundërt dëmi është më i madh.
Edhe presioni i ndërkombëtarëve nëse do jete i drejtë, simetrik, i vazhduar, nuk do të jetë i dëmshëm për të realizuar reformën ashtu siç duhet”, tha Alibeaj.

Please follow and like us: