Marrëveshja me Italinë për kampet e refugjatëve
Gjelok Marko

Kryeministri i Shqipërisë nëshkruan një marrëveshje me Italinë për krijimin e kampeve të refugjatëve. Edhe pasi kjo marrëveshje u nënshkrua dhe u dha njoftimi nga shtypi italian; në Shqipëri askush nuk dinte asgjë konkrete për këtë marrëveshje. Doli “Minstria e Propagandës Rama” dhe megjithëse nuk kishin të dhëna të sakta, (deri sot nuk dihet ende me saktësi gjithshka) se çfarë marrëveshje ish nënshkruar; pa patur informacionin e duhur, deshin të na mbushnin mendjen se kjo marrëveshje na ish diçka e mirë madje një borxh i vjetër që Shqipëria na i paskesh pasur Italisë: Na rroftë politikani largpamës Rama që na e nënshkroi këtë marrëveshje. Menjëherë u aktivizua “kori i bretkocave” që do të na mbushë mendjen për detyrimet e mëdha që ne i paskemi Italisë, etj, etj…
Fatkeqësisht nuk u ngrit askush të na kujtonte faktin për borxhet që Italia i ka Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Të gjithë na kujtojnë skenat kur shqiptarët shkonin me mijëra si refugjatë në Itali, po askush nuk u kujtua të përmendë faktin përse shqiptarët katandisën në një gjendje të tillë. Sa vetë përmendin faktin se ish 7 Prilli i vitit 1939, sulmi i Benito Musolinit që e shkatërroi shtetin shqiptar dhe i hapi rrugën vendosjes së Komunizmit?
Fakt është se qeveria shqiptare kish marrëdhënie bashkëpunimi me Italinë, kish besuar në sinqeritetin e palës italiane. Fakt është se qeveria Italiane e keqpërdori besimin e palës shqiptare dhe në mënyrë të pabesë organizoi pushtimin e Shqipërisë. Ky është në fakt një akt pabesie, një akt tradhtie. Kjo solli shkatërrimin e shoqërisë, i hapi rrugën futjes së influencës serbe në Shqipëri, solli në pushtet Komunizmin, Enver Hoxhën…
Na flitet shumë se si Italia na priti “krahëhapur” edhe në vitin 1997. Kjo na detyron të përmendim faktet që dëshmojnë për të kundërtën:
“Tragjedia e Otrantos
Tragjedia e Otrantos ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si Përmbytja e Katërit të Radës. Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç. Emigrantët ishin bërë pjesë e emigrimit të madh nga Shqipëria për shkak të kryengritjes e cila filloi pas kolapsit të skemave të piramidave. Në mënyrë për të shmangur hyrjen ilegale të të emigrantëve, forcat detare italiane proçeduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar hyrjen ilegale në brigjet e Italisë. Gjatë proçedurës së ndalimit, anija italiane Sibilla u përplas me Katerin e Radës duke e mbytur atë e duke rezultuar në vdekjen e 57 personave në bord.
Kapitenët e anijes italiane ishin përgjegjës të përmbytjes. Ngjarja ngriti shumë polemika mbi shtrijen e fuqisë që një vend mund të ekzekutoi për të mbrojtur veten nga një hyrje e paautorizuar. Argumentet e paraqitura tregonin se një vend duhet të limitojë misionet shtrënguese, të cilat janë tepruara për ndalimin e hyrjes ilegale. Komisioneri i Kombeve të Bashkuara kritikoi blokazhin derisa të krijohej një vendim i përbashkët ndërqeverisës midis Shqipërisë dhe Italisë”.
Fakt është se shqiptarët në Itali kurrë nuk kanë gëzuar ndonjë status të privilegjuar. Po është e vërtetë se duke e krahasuar me Greqinë dhe vende të tjera trajtimi ka qënë shumë më i mirë, por gjithshka: ndihmat dhe gjithshka që kanë ardhur nga Italia duhen vendosur në kuadrin e duhur historik si dhe në raportet e duhura. Po të bëhet kjo del se Italia i ka shumë më tepër borxhe Shqipërisë dhe shqiptarëve sesa Shqipëria dhe shqiptarët i kanë borxhe Italisë dhe Italianëve.
Tragjedia sot është se shqiptarët kudo që shkojnë trajtohen si persona, si qytetarë të dorës së dytë. Kjo ka zhvilluar një mentalitet prej skllavi që i bën të mbivlerësojnë dhe të quanjë “bamirësi të mëdha” edhe qëndrimet e trajtimet kur nuk u bëhen paderjtësi të mëdha. Kurse kur dikush i trajton normalisht, ashtu si do të trajtonte të gjithë të tjerët, këta lloj personash quhen “miq të ngushtë të shqiptarëve”, të denjë të marrin dekorata, etj, etj.
Fakt është se Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë borxhlinj ndaj Italisë dhe Italianëve. Miqësia dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët janë të rëndësishme, po ato duhen kultivuar në bazën e vërtetësisë dhe të parimeve të barazisë.
Fakt është që Shqipëria ka sot një kryeministër i cili është jo vetëm i korruptuar, por gjithashtu shpirtërisht është edhe një antishqiptar i vendosur, një pasardhës i Esad Pashë Toptanit e Napolon Zervasit. Ky person ka uzurpuar Partinë Socialiste, ka nën pushtetin shumicën e masmedias etj. Arroganca e tij u duk edhe në nënëshkrimin marrëveshjes për të cilën po flasim: e një marrëveshjeje kaq të rëndësishme e nënëshkruan arbitrarisht duke shkelur kushtetutën. Jo vetëm pa konsultuar po edhe pa njoftuar askënd. Kjo tregon se nga çfarë diktatori sundohet Shqipëria, kjo tregon qartë se deri ku ka degjeneruar qeveria shqiptare.
Gjithë opinioni shqiptar, rinia nuk duhet të lejojë të influencohet nga “Ministria e Propagandës Rama and co”. Secili duhet të hulumtojë vetë faktet dhe të nxjerrë konkluzionet e tij. Nuk duhet të lejojmë të na skllavërojnë shpirtin dhe të na errësojnë mendjen.