Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Qetësi dhe vetëm

Të vetëmenduarit është përgjigjia; jo kur mendon gjërat për-rreth; si arti, i cili nuk u përgjigjet pyetjeve, por nxit pyetje të tjera.
Nëse doni të dini, gjëja e parë që dëshironi të pyesni është se kur, ku, dhe si ka qenë gjysma rinore e jetës. David Copperfieldi do t’iu dukej komedi. Por të mos të hyjmë në të. Veç kësaj, nuk do t’iu tregoj autobiografi; brezi ynë, i vjetër, është mësuar të mos thotë të vërtetën, vetëm për të fituar “buzëqeshje” nga pushteti.
Do t’ju tregoj vetëm për këtë rast që më ndodhi para se të ikja:

“Duhet ta merrja me qetësi”.

Jetoj shumë larg nga vendi, dikur i mbylur, që shpesh e vizitoj. Takova një ditë një shkrimtar, tani ishte plakur, para presidencës, në pritje për një dekoratë. Vite më parë, kishte shkruar një libër – Sekreti i peshku të artë. Bënte fjalë për një njeri që nuk lejonte askënd ta shikonte peshkun e artë, sepse e kishte blerë me paratë e veta. Më mirë ta kishte titulluar “Sekreti i peshkut të kuq”. Ndjej shtrëngim në gjoks.
Nëse ka gjë që urrej, janë filmat. Mos m’i përmendni. Më mirë do të ishte të quheshin “filmat e epokës së kuqe”. Më falni, se fola gjatë.
Ajo që dua të tregoj është dita kur u largova. Kjo është e gjitha. Ndoshta mund t’ju them se çfarë bëra pasi ika. Tani, këto gjëra nuk më interesojnë.
Dhe njeriu që ndodhet pranë, vazhdon – “Po për punë si ia bëre”?
Është një pyetje kaq idiote – Si ta dini se çfarë do të bëni derisa ta bëni? Por pyetja mbetet në mendje që lind shumë pyetje të tjera. Gjithçka që mund t’iu them është se mungonin të gjitha. Por mos i thoni askujt asgjë. Nëse e bëni këtë, do të mbeteni vetëm.
Please follow and like us: