Bernard Zotaj: DËSHMORË TË RËNË NË LUFTËN E VLORËS 1920


Në Luftën e Vlorës të vitit 1920 nga forcat e Krahinës së Shullërit në frontin e luftimeve ranë dëshmorë nga çdo fshat. Emrat e tyre në shumicën e historikëve dhe në lapitarët e fshatrave janë shënuar dhe pasqyruar gjatë gjithë këtyre 104 viteve nga rënia e tyre. Në këtë luftë pati dhe mjaft të plagosur, të cilët ndërruan jetë vite më vonë, ku një pjesë prej tyre u shpallën dëshmorë, por emrat e tyre nuk u shkruan në lapitarë dhe në historikët e fshatrave. Sipas evidencës që ndodhet në Muzeun Historik të rrethit Vlorë, prej çetës së Matogjinit janë dëshmorë të Atdheut:
Shaqo Halim Musaraj (1895-1918). Luftëtar.
Lindi në Matogjin. Familja e tij ishte patriote dhe në shtëpinë Musaraj punoi mësuesi Halim Xhelo. U vra nga karabinierët italianë në Matogjin në vitin 1918.
Sinan Abedin Hasanaj (1885-1920) Dëshmor i Atdheut.
Lindi në Matogjin. Në Luftën e Vlorës u rreshtua me çetën e Matogjinit. Luftoi në Kotë, Drashovicë, Qishbardhë dhe ra në luftën e Majë Vreshtave të Mëdha më 16 qershor 1920. Eshtrat e tij prehen në varrezat e dëshmorëve Vlorë. Është shpallur Dëshmor i Atdheut vendim nr. 33, datë 27.06.1974 të Komitetit Ekzekutiv të Vlorës.
Haxhi Hoxhaj (1886-1924) Dëshmor i Atdheut.
Lindi në Matogjin. Në Luftën e Vlorës u rreshtua me çetën e Matogjinit. Luftoi në Kotë, Drashovicë, Qishbardhë dhe u plagos në Qafën e Koçiut më 11 qershor 1920. Vdiq nga plaga e marrë në vitin 1924. Eshtrat e tij prehen në varrezat e dëshmorëve Vlorë. Është shpallur Dëshmor i Atdheut vendim nr. 33, datë 27.06.1974 të Komitetit Ekzekutiv të Vlorës.
Haris Hysen Lulaj (1853-16.6.1920) Dëshmor i Atdheut.
Lindi në Matogjin. Në Luftën e Vlorës u rreshtua me çetën e Matogjinit. Luftoi në Kotë, Drashovicë, Qishbardhë dhe ra në luftën e Majë Vreshtave të Mëdha më 16 qershor 1920. Eshtrat e tij prehen në varrezat e dëshmorëve Vlorë. Është shpallur Dëshmor i Atdheut vendim nr. 33, datë 27.06.1974 të Komitetit Ekzekutiv të Vlorës.
Muhedin Mystehak Curraj (1902-22.7. 1920) Dëshmor i Atdheut.
Lindi në vitin 1895 në fshatin Matogjin të Smokthinës në një familje patriote. Anëtar i shoqërisë “Mbrojtja shkollore” të formuar në Brataj në tetor 1919, si dhe mori pjesë në demostratën e 28 Nëndor 1919, të zhvilluar në Vlorë kundër pushtimit italian. Ai ishte përkrah Halim Xhelos dhe u përlesh me karabinierët italianë. Muhedini, pjesëtar i çetës së Matogjinit i takoi të ishte në ballë të luftimetve të zhvilluara në Kotë, në Drashovicë, në Sherishtë e Majë Vreshtave të Mëdha mbi Vlorë. Në të gjitha luftimet, Muhedini u dallua për guxim e trimëri. Kënga e përshkruan kështu: Ndodhej ku hapej flaka e tymi/ se ishte nga sua trimi… Komandanti i Luftës së Vlorës Qazim Koculi këtë trim e mbante gjithnjë me vete, jo vetëm si tim, por dhe që të mos rrezikohej. Më 22 korrik 1920, gjatë sulmit të përgjithshëm mbi pozicionet e italianëve. Aty në kodrat mbi Vlorë, ranë pranë njeri-tjetrit Muhedini e Razip Nervaj shokë të vegjëlisë, për të mbetur në këngë: Muhedin Mustehaku u varros në Qafën e Koçiut, mbi Vlorë. Nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, me derkret nr. 3608, datë 26.12.1962 është dekoruar me medaljen: “Për veprimtari patriotike”. Është shpallur dëshmor i Atdheut me vendim nr. 33, datë 27.06.1974 të ish-Komitetit Ekzekutiv të Vlorës. Eshtrat e tij prehen në varrezat e dëshmorëve të Vlorës.