Lulzim Tafa: Ka ikur sot Rexhep Ferri
Ka vdekur sot Rexhep Ferri, piktori i madh, poeti e miku im i dashur. Këtë pikturë të tij, ka shumë vite që mbaj në zyrën time dhe do ta mbaj përgjithmonë, ashtu siç do ta mbaj Rexhep Ferrin në zemër.
Jam i pikëlluar, edhe pse thonë se nuk duhet të pikëllohemi kur vdes një artist, sepse siç e thotë Melendez, ai tani ndoshta është duke biseduar me Van Goghun.
Faleminderit për artin tënd, artist!
Pusho në paqe!
