Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: VETËDIJE

Kam ngecur diku.
Po mendoj të fikem!
Është një vend
midis këtu dhe një bote tjetër.
Është një vend
ku të dërgon magjishëm vetëdija.
Si… muzika.
Ajri është i ftohtë si tinguj.
Si me magji gjithë realiteti im zhduket.
Dhe duket ëndrra!
Jetoj aty.
Njerëzve që i dua u them
“nuk do shkruaj më”.
Dhe gdhend një shenjë në fytyrë.
Mos më ngatërrojnë.
Është një botë portash për diku tjetër.
Kujtimet do tregojnë rrugën.
Miqtë do lexojnë historinë.