Binak Kelmendi: Monte Cristo
Hoteli “Monte Cristo”
Ishull Parisi
Mysafirë mumie
Mendime mërmëritje…
*
Racine, Montesquieu,
Rousseau, Voltaire…
…dhe shumë të tjerë…
*
Papritmas
Candide këlthet…
“S’ka barazi…
Në Lirinë e shkretë…”
*
Libër i vjetër i Dumas
Shumëfaqesh letërtrashë
Lidhur me vargonj
Si fajtor Historie
A mëkatar Zoti
*
“Ndalohet shfletimi”,
Qesh recepsionistja
*
Tek jep kodin
Të gjendet dhoma
Në katin e gjashtë.
*
…Ali Pasha pi duhan
Thith nargjilenë
Me Vasiliqinë pranë
*
S’do aleancë
As flagrancë
…me ushtarë Napoleoni
*
Dëgjon këngë Bajroni
Me zanore nga honi…
*
Ali:
Kë deshe më shumë:
Vasiliqinë
A Shqipërinë
Në Janinë?
*
Dumas ende fsheh
Fshehtësinë
Paris, tetor 2024.