Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: Brenda shtëpisë

Lyer hënë muret e natës

i bëjnë dritë ikjes se fundit.

Brenda tyre ti studion shkencën e vetmisë.

Qirinjtë flasin me hijet e moskuptimit,

shkruajnë fshehjet e tua

pas dollapit të teshave erëmira

kur numëron deri në dhjetë  harrim.

Në rafte, librat bëjnë plane

si t’i ringjallin autorët,

si të rishkruhen më të zymtë

që të pushtojnë më shumë shpirtra të arrirë.

Shkenca jote

është vetmi

e pasosur.

Kërkimet mbi mua

kërkojnë mundim të kërrusur:

të rrish me shekuj

mbi tryezën e pengjeve të praruar.

Tash mbidhi sendet e mëkateve shifrorë

e futi në xhepa, në plasat e murit të  vetëvetes lyer hënë.

O dije e errët!

SOS.

*

Vajtoje shpirtin tonë.

Se vetmia po vdes

e s’ka kush na shpëton.

Please follow and like us: