Ardian Harizi: Karvani i flijimit
O nënëlokja ime, me fatin e Ajkunës;
Me shekuj e vrarë, nën thundrën e përdhunës;
I qëndrove lukunive, me gjakun e flijuar;
Kot t’i vunë prangat, nëpër këmbë e duar.
*
Në kullën me frëngji, ku ndihet era e barotit;
Shumë breza i rrite, në frymën e Kastriotit;
*
Karvani i flijimit për ty nënëloke, është i gjatë;
Nuk e zë dot poezia;
Me nder e krenari, do të rrëfejë historia;
Se cili ishte çmimi, që ka sot liria.
Please follow and like us: