Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Njeriu dhe kafsha

Etyd

Kafsha ushqehet me atë që nuk e ka mbjellë, ndërsa njeriu ushqehet me atë që mbjell dhe korr.

Kafsha nuk falenderon askënd për ushqimin që ha, por njeriu duhet ta falenderojë Zotin për bukën e përditshme.

Kafsha lind kafshën e njeriu lind njeriun.

Kafsha lind, ashtu siç lind edhe njeriu.

Kafsha ndjek ciklin e saj të jetës, por njeriu po e ndryshon formimin e tij jetësor.

Mos vallë, kafsha po del më e bindur se njeriu ndaj ligjit të krijimit?

Po njeriu, mos vallë po falimenton në inteligjencë duke u konkuruar nga kafsha?