Voltiza Prendi: Rrugicat pëshpërisin sekrete shekujsh
.
Në gurë endet kujtesa e botëve të shkuara,
ndërsa unë, histori që shkruhet çdo ditë,
univers i vogël që frymon dashuri e energji.
Kalimtarë të shkujdesur në kalldrëmet e jetës
paketojnë mendime, fshehin nën tesha rrahje zemre
e grimca drite për “momentin e duhur”…
E tashmja – drita që jetojmë e rrezatojmë.
E shkuara – kujtime, e ardhmja – ëndrra.