Albspirit

Media/News/Publishing

Kujtimit të Podrimjes në ditën e lindjes

Krenar Zejno, vëllimi poetik “Vurrata në flatra – Antologji engjëjsh”

Jashtë sezoni (kushtuar Ali Podrimjes)

Bien e bien ca gjethe si nga të vjeshtës

Dhe përtëritjes ç’i bëhen mblatim i hirit

E rënia si ngaherë, ia mbërrin t’i mbrujë

Blatime zanafille, përsëritjes së pa bujë.

*

Fletë në shkëputje pa pritur zbehtësinë

Lehtë si stinë teksa ciklit po i lëshon pé

E kjo degë nën barrë të peshës së frytit

Ç’u kris e fill ra e pikur të prajë mbi dhé.

*

Si prej kuotës së lartësisë së tij një poet

Kur nën maraz për atë të zbehtën e hirit

Lëshohet stuhishëm, të ngulitë në lumë

Të hirshmen kujë vaji të vjeshtës së vet.