Ilir Magjistari: Buzë detit përcillja stinën që shkoi
Buzë detit përcillja stinën që shkoi
Në krah të ndjeja dhe ecja me ty.
Kjo dallgë vjeshte që më lagu sot
Gjithë verën e shkuar ma solli në sy…
*
E zbardhi kreshtën në buzëqeshje,
Dhe prap u kthye e iku larg
Mes buzeve të tua më mbetën sytë,
Tek pëshpërisja të rrije dhe pak…
*
Aty buzë detit rastisa sot,
Në shkëmbim stinësh e ëndrrash plot…