Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë!
Besiana Kadare
Parisi i bëri dje një nderim të denjë Ismail Kadaresë, në qytetin ku ai jetoi dhe krijoi një pjesë të veprës së tij universale.
Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën tonë 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku lindën disa nga faqet më të ndritura të letërsisë shqipe.
Kadare ishte një ndërgjegjje evropiane e farkëtuar në tokën shqiptare. Ai e përshkroi identitetin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar si thellësisht evropian shumë përpara se ta njihte Brukseli.
Ky gjest fisnik i Evropës nderon jo vetëm autorin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës sonë në ndërtimin e qytetërimit shpirtëror evropian, përtej kufijve dhe politikës.
Disa herë janë të tjerët që na kujtojnë më mirë se kush jemi dhe çfarë i kemi dhënë botës.
Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë!
******
Merci à Paris et à la France pour ce souvenir plein de lumière!
Besiana Kadare
Hier, Paris a rendu un hommage digne à Ismail Kadaré, dans la ville où il a vécu et où il a créé une partie essentielle de son œuvre universelle.
Le Conseil de Paris a voté à l’unanimité l’apposition d’une plaque commémorative au 63 boulevard Saint-Michel (75005), là où sont nées certaines des pages les plus lumineuses de la littérature albanaise.
Kadaré fut une conscience européenne forgée sur le sol albanais.
Il a décrit l’identité et le parcours de la nation albanaise comme profondément européens, bien avant que Bruxelles ne le reconnaisse.
Ce geste noble de l’Europe honore non seulement l’écrivain, mais aussi l’Albanie et la contribution de notre culture à la construction du patrimoine spirituel européen, au-delà des frontières et de la politique.
Parfois, ce sont les autres qui nous rappellent le mieux qui nous sommes et ce que nous avons offert au monde.
Merci à Paris et à la France pour ce souvenir plein de lumière!
**************
Ambasada e Shqipërisë në Francë
Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij njëkohësisht edhe Shqipërisë
dhe kulturës shqiptare, teksa votoi sonte në mbrëmje, me unanimitet, për vendosjen e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë, në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë sê tij. Faleminderit Parisit![]()
, faleminderit Francës![]()
![]()
![]()
*******************
Le Conseil de la Ville de Paris
a rendu un hommage vibrant et émouvant au célèbre homme de lettres albanais Ismail Kadaré et, à travers lui à l’Albanie
et à la culture albanaise, en votant ce soir, à l’unanimité, l’apposition d’une plaque en hommage à Ismail Kadaré, au 63 boulevard Saint-Michel à Paris, où lui et sa famille ont vécu pendant de longues années et où l’auteur a écrit quelques-unes de ses plus belles pages. Merci à Paris![]()
, merci à la France![]()
![]()
![]()
https://twitter.com/elusmodemparis/status/1976351742087528902…
Post Scriptum
Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore
Vendimi u miratua njëzëri nga Këshilli Bashkiak i Parisit, si një homazh i gjallë dhe emocionuespër kolosin e letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, për kulturën shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, duke e cilësuar këtë vendim si një akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por për mbarë kulturën shqiptare.
“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij, njëkohësisht edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare, teksa votoi sonte në mbrëmje, me unanimitet, për vendosjen e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë, në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë së tij. Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”.
Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore evropiane dhe figura më e shquar e letërsisë shqiptare të shekullit XX.
Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kronikë në gur, Prilli i thyer, Pallati i ëndrrave, Koncert në fund të dimrit.
Krijimtaria e Kadaresë është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, përfshirë Prix Mondial Cino Del Duca dhe Jerusalem Prize.