Regjimi iranian dënon me vdekje 67-vjeçaren Zahra Tabari pas një gjyqi që zgjati dhjetë minuta
Shahriar Kia
Znj. Zahra Shahbaz Tabari, e burgosur politike, është dënuar me vdekje për dyshime mbi bashkëpunimin me organizatën kryesore të opozitës, Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (OMPI ose MEK). Ajo është simpatizantja e 18-të e OMPI-së që dënohet me vdekje gjatë vitit 2025.
Znj. Tabari ka një master në inxhinieri elektrike nga Universiteti i Teknologjisë së Isfahanit dhe nga Universiteti i Borås në Suedi, ku është specializuar në energji të qëndrueshme. Ajo vuan nga sëmundje kronike, ndërsa kushtet e rënda të paraburgimit në burgun e Lakanit — të shoqëruara me mungesën e ilaçeve, trajtimit mjekësor dhe presionin e vazhdueshëm psikologjik — e kanë përkeqësuar rëndë gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo u arrestua më 17 prill 2025 pas një bastisjeje të forcave të sigurisë në banesën e saj në Rasht. Aktualisht mbahet në burgun Lakan dhe është gjykuar nga i ashtuquajturi Gjykatë Revolucionare e Rashtit. Seanca gjyqësore, e mbajtur me videokonferencë, zgjati vetëm dhjetë minuta; as nuk iu lejua të konsultonte një avokat të zgjedhur prej saj.
Sipas raportimeve, dosja e çështjes përmban vetëm një copë pëlhurë me sloganin “Grua, Rezistencë, Liri” dhe një mesazh zanor të papublikuar, të cilin familja e saj e konsideron të pabazë dhe të papranueshëm. Znj. Tabari ishte arrestuar edhe më parë për aktivitetet e saj paqësore në rrjetet sociale.
E lindur në Babol, ajo u arrestua në prill 2025 gjatë një bastisjeje në banesën e saj në Rasht. Më parë, në qershor 2022, kishte vuajtur tre muaj burgim në Lakan dhe më pas edhe pesëmbëdhjetë muaj arrest shtëpie me byzylyk elektronik.
U bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, qeverive evropiane dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërmarrin menjëherë masa për të shpëtuar jetën e znj. Tabari dhe të gjithë të burgosurve politikë që përballen me rrezikun e ekzekutimit në Iran.