Agron Shabani: Ana…
Ajo sikur lëvizte pa u vërejtur fare… Lehtë-lehtë nëpër koridorin gjysmë të errët të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë ku ndodhej edhe qendra kulturore e studentëve (në kroatisht: Studentski kulturni centar- ” SKUC”) që ndodhej e shtrirë në pjesën dominante dhe eksklusive- rrëzë lumit Sava, të metropolit të njohur të Kroacisë.
Hapat e saj binin kujdesshëm dhe tepër ngadalë mbi korridorin e gjatë të konviktit të studentëve “Stjepan Radiç” të Zagrebit, si për të mos deshtur për t’ua prishur gjumin dhe qetesinë e natës studentëve dhe mysafirëve të shumtë në konvikt që po kridheshin dhe ç’kridheshin në gjumë.
Zagrebi ishte plot jetë, traditë dhe gjallëri intelektuale, kulturore, shkencore ose akaxenike. Të ngjante në teatër, libër ose roman të madh që duhej parë, shfletuar, lexuar, rilexuar, njohur dhe kuptuar vazhdimisht.
Si askund tjetër në hapësirat e dikurshme të ish Jugosllavisë: Në Zagreb (Kroaci) si me gërshërë, apo si me teh të mprehur brisku ose shpate, asokohe në mënyrë konceptuale, ideologjike, politike, historike dhe gjeografike, gjegjësisht teorike dhe praktike, prehej dhe bëhej ndarja e thellë në mes stilit të jetës shkencore (akademike), intelektuale, liberale, kulturore dhe demokratike me seli në Zagreb dhe perdës së hekurt diktatoriale, despotike, tiranike dhe ushtarako-policore me seli në Beograd.
Një vit me herët në Kosovë kishin ndodhur edhe demonstratat masive dhe historike të studentëve dhe profesorëve të Univeritetit të Prishtinës, për të cilat zaten kishte dëgjuar, lexuar dhe kuptuar edhe ajo.
Zagrebi ishte si të thuash edhe epiqendra ose shtylla kryesore e lidhjeve të shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave të tjera shqiptare të ish Jugoserbosllavisë me Europën ose Perëndimin.
Në Zagreb asokohe ko mbahej festivali ndërkombëtar i folklorit (Medjunarodna smotra folklora) ku po merrnin pjesë grupe artistiko-folkoristike nga vende dhe meridianë të ndryshme të kontinentit dhe planetit tonë. Ndër ta edhe një grup ose delegacion relativisht i madh valltarësh ose artistësh studentorë nga San Sebastiani i Baskisë së Spanjës, të cilin ata në baskisht e quanin Eskadi.
Ishte stinë e nxehtë vere e vitit 1982.
Dritat e zbehta të poçeve ose llambadarëve të varura në muret dhe tavanin e konviktit, të bëhej shpesh se po lëviznin si hije të mistershme ose enigmatike mbi portrete ose fotografi të vjetra figurash ose personalitetesh të njohura të Kroacisë dhe vendeve të tjera të botës, të mbyllura në ram ose kornizë.
Në gjysmë-errësirën e zbehtë të korridorit të binin në sy vazo të shumta lulesh që mezi prisnin për t’i çelur sytë. E sidomos gjatë orëve të vona të netëve të gjata mondane dhe metropolitane që nuk soseshin. Aty kishte edhe afreske, figura, portrete ose fotografi të tjera, të cilat kishin parë dhe njohur aq shumë ngjarje dhe zhvillime të ndryshme epokale dhe historike.
Ndërkohë që dritat e zbehta të poçeve elektrike në korridorin e konviktit të studentëve, vazhdimisht sikur i preknin duke i zbuluar akoma më shumë trupin dhe fytyrën e bukur, eksklusive dhe ekzotike të baskës (spanjolles) së hijshme nga San Sebastiani, e cila ngjante në një pikë të madhe çuditëse e ngrirë, apo e stepur për vendi.
Ndonëse, sytë e saj shkëlqenin, rrezatonin, sfidonin dhe provokonin akoma me shumë nga forma dhe mënyra se si po shihnin ose shikonin drejt dikujt tjetër.
Sytë e saj nuk kërkonin lejen, lëmoshën dhe mëshirën e askujt.
Ishin të njëjtit sy me të cilët ajo i kishte parë, lexuar, përjetuar, njohur dhe kuptuar ngjarjet, zhvillimet, portretet ose fotografitë e ndryshme nga lufta e gjatë qytetare dhe politike në Baski të Spanjës së bashku me shumë ngjarje, fotografi, portrete, formula dhe ekuacione të tjera me shumë të panjohura dhe papritura në sfond.
Sytë e saj nuk vrisnin, nuk ofendonin, nuk nxisnin, apo nuk provokonin askënd për të keq, por vetëm flisnin në distancë, duke shkruar ose shpalosur ngjarje, figura, momente të ndryshme që flisnin, tregonin dhe vërtetonin gjithçka apo çdo gjë.
Dikush tha se sytë e një femre të bukur, të zgjuar, të mençur ose intelegjente, me tepër kanë çelur ose hapur plagë dhe dhimbje të ndryshme, se sa të të gjitha armët dhe luftërat e mundshme të botës.
E quanin A. Guerra Rubio… Ishte studente e artit dhe arkitekturës në Universitetin e San Sebastianit, si dhe një simpatizere e flaktë e skuadrës së njohur futbollistike, Atletico Bilbao…
Thuhej se nuk kishte lënë, si të thuash, asnjë ndeshje të rëndësishme futbolli në stadiumin e njohur “San Mamas” të Bilbaos, pa e parë ose shikuar drejtpërdrejt në stadium.
Nganjëherë dilte nga dhoma, ose apartamenti i saj në mënyrë fare nxitëse, sfiduese, tunduese dhe provokuese. Me rroba të tejdukshme të natës, gjumit… të cilat shihej qartë se e bartnin aromën e trupit dhe shpirtit të saj prush.
Levizjet e saj bëheshin akoma me të padurueshme, tunduese, nxitëse dhe provokuese atëherë tek ndiqnin një ritëm, një takt, një refren dhe melodi të njëjtë që i njihte dhe kuptonte vetëm ajo.
Sytë dhe trupi i saj tundues, aq lehtë, pa u vërejtur fare, sikur afroheshin pranë mendjes, syve, trupit dhe shpirtit të tjetrit. Mbase, pa thënë ose treguar asgjë, por vetëm për të kuptuar, ndjerë dhe shijuar çdo gjë nga distanca.
Pastaj, tërhiqej ose largohej prapë nga aty me një lexim të syve dhe me do hapa të lehtë, fare pa zhurmë.
Kështu që ajo me tepër ngjante në shqiponjë ose skiftere të netëve të gjata mondane ose metropolitane, se sa në një krijesë të përkryer guruaje, apo femre të re, e cila nuk i linte asgjë mangut imagjinatës dhe fantazisë.
Dilte thjeshtë për të gjuajtur, qëlluar dhe goditur… pa e vrarë kurrë mendjen mbi numrin ose sasinë e “tufës” ose masës njerëzore.
Nganjëherë e bënte edhe djallin të vuante… Sidomos atëherë kur në maja të gjuhës dhe flegëra të buzëve, vinte një lugë të vogël kafeje ‘mjalti ose marmelate kozmetike’.
Ndërkohë që meshkujt ose kalimtarët e rastit në korridor, ende mbanin përshtypjet mbi femrat e bukura, sharmante dhe intelegjente, që krahas buzëgazeve dhe shikimeve të lazdruara dhe giciluese të syve për momentin, i japin falas edhe pjesët dhe asetet e tjera: Ajo prapë i bënte të kuptonin se nuk ishte ashtu. Ishte e kundërta.
Femrat thonë se janë si hijet… po i ndoqe nga pas të ikin ose largohen prej teje, ndërkaq po ike, apo u largove prej tyre, të ndjekin nga pas.
Në sytë e saj, përveç të tjerash, mund të lexoje dhe kuptoje edhe legjendën ose ekzegjezën e njohur mbi bukurinë dhe dashurinë si luftë, dramë, teatër dhe triumf.
“Trupi, shpirti, bukuria, dashuria, imagjinata dhe fantazia e femrës për mashkullin e vërtetë, nuk janë vetëm blatore ose dhuratë, por edhe dehje, ryshfet, obligim dhe huazim”, do thoshte dikur një mendimtar i shquar.
Me algoritmizmin, butësinë, bukurinë, intelegjencën, sharmin, delikatesën dhe eksluzivitetin e saj magjepës që nuk harrohen dhe nuk shlyhen aq lehtë nga mendja dhe kujtesa: Ajo dikur me vonë së bashku me grupin ose suitën e saj, iku ose u largua nga Zagrebi me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, të cilat sikur tentonin të sillnin dhe rrotullonin gjithçka ose çdo gjë nga fillimi.
Rastit dhe fati janë mbretër të botës, i kishte thënë në ikje ose larvim e sipër një të njohuri të saj të rastësishëm.