Albspirit

Media/News/Publishing

Ruzhdi Gole: JETË KLIME


(skicë)

Ata katër burra, një jetë plot nge,
nër rreze rreziqe shkundin urnat

veç njeri prej tyre kohësh i ve.

Njihen, s’e njohin njeri-tjetrin.
Nata i trishton, zgjimi ata
i përtërin nesërmi.

Afër ata katër burra
me moshë aty-aty,
të njëjtën gjuhë
flasin

secili prej tyre flet tjetër gjuhë.

Jetojnë, nuk jetojnë
në të njëjtën fe,

asnjeri prej tyre
s’e braktisi dheun
për të tjera rreze e re.

Tre jetojnë në bregdet,
i katërti në kryeqytet.

I desh ca fati, po ai fat
jetën prapthi
ua kthehu
lak.

Secili jeton dritëmjegullën e vet
mjerisht s’i njohin më gratë
njohin kafenetë.

Mëngjes ata njohin
lulishtet dhe detin,
çka bën në verë
njeri jetë klime
në vjeshtë
e bën
tjetri.

Çka bën njeri në dimër
tjetri e pi botë bore
me një vetëtimë.

Katër burra zotër të shtëpisë,
plagosur herët vonë
padrejtësisht.

Ata jetojnë
në një strehëz të vetme
gaz harmonike përshpirtje helme.

Asnjë vulëhumbur, plot, shkundur.

Ata janë katër shokë,
asnjëherë takuar tok.

Njeri prej lisi, tjetri prej bungu,
i treti prej plisi, i katërti
valë jugu.

Të gjithë besimtarë
në po të njëjtën fe
po Zoti nuk është
një për të katërt
mbi dhe.

Nonda beson
se zoti i tij është guri
mbi kryet e djalit gjethet thurruri.

Guri mbi kryet e gruas ca mote…
në ledhe të flokëve.

Alqi beson:
Zoti i tij është vala
lutje dhe falje stërkalat.

Në cilin breg? Në cilën pishnajë?
Aty ku dita mban ditën
mos qajë.

Lea beson: Zoti i tij
është pushkë
ai gjuan ujq.

Për Ksenon
sot e gjer vonë
Zoti i tij është ekuacion.

Njeri jeton me zdrukth për qivure
tjetri pompë oksigjeni e krismë,
bregu… hardhi e puthjeve
kryeqyteti… lajmëtar
me sfinks.

Jeta e tyre
ditëve përvëluese të verës
sheh Diellin të plotfuqishmin
si tkurret, harliset poshtëpërpjetë.

Të katërve u ka ikur
edhe moti i gruas,

Nonda e përcolli zonjën
mes dy lëngatave

Lea me zonjën
as prej çertifikate

tani secili me të vetat gjer në thua.

Alqi jetë nën kupolën e beqarisë
k’cente e dehej… tani l’pin
gjuhëzën e puthjeve
të heshtjes
hithër,
cikmë.

Ksenoja, i vetmi bredharak,
përze hijen e ngathët
ngadalë vrapit dinak.

Natën… takohen të katërt
në helikopterin “brezi”
ose në çastin “varkë”.

Ç’është kjo dalldisje
kjo marramendje
kjo arratisje,

nga bota e mpakjeve më pak
e përpjekjeve, nga vrajat
dhe qitjet?

Kush qëlloi? Me se qëlluan?
Kë vranë: lisin, përroin,
vrapin plot duaj?

O natë jetëshkurtër,
gjumi ende s’ka ardh’ tek të katërt
Fati stërkëmbësh i detit dhe rrugës.

Asnjë s’e kyç derën e fatit
s’fle dhe fle me syrin
tek kyçi… prapthi.

Presin heshtjen
e përcjellin
me hak,

me hakun e ankthit
takikardisë
vragë.

O katër burra, secili më vete…
udhët e botës u meken
s’u shemben.

Fatet e tyre
plot kryqe, pa frak,
katër burra me të njëjtën fe

me lutje të gjata, mpak jetëgjatë…