Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Delegacioni i elitës shqiptare në Qytetin e Vatikanit

“Për ju jam Ipeshkv i Romës, ndërsa me ju dhe në ju, jam ne Jezu Krishtin”, (Shën Augustini).

Kur kanoseshin dhe rrezikoheshin Shkodra, Korça, Gjirokastra dhe pjesë të tjera integrale të Shqipërisë nga shkëputja dhe aneksimi i tyre tërësor në dobi të Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, përmes heshtjes shurdhuese dhe enigmatike të Turqisë, Rusisë cariste, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, me lutjen dhe kërkesën e Mufid bej Libohovës, prej datës 12 dhjetor deri me 13 shkurt të vitit 1919, niset për në Vatikan një delegacion i lartë fetar, intelektual, kulturor dhe patriotik i shqiptarëve, i kryesuar nga Imzot Luigj Bumçi, të cilët me në fund e kishin fituar takimin ose audiencën e lartë tek Pontifici, respektivisht tek Ati i Shenjtë në Vatikan, i cili i drejtohet kryesuesit të delegacionit të klerikëve, intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë, Imzot Luigj Bumçit me këto fjalë: Çfarë mund të bëj për ju, kur ju e dini se nuk kemi se çka të bëjmë më për ju në një kohë kur e gjithë bota e dinë dhe kuptojnë se në ç’pozitë jeni për momentin. Edhe me Francën marrëdhëniet janë të këputura dhe ndërprera tërësisht, me Rusinë as mirë, as keq, me Italinë e dini vetë dhe kështu me radhë…

Çfarë të bëj për ju, nuk po di”?! e pyeti Papa Luigj Bumçin, i cili iu gjegj Atit të Shenjtë me këto fjalë:” A mund të me jepni fjalën Shenjtni?
“Fol dhe çfarë të kesh me thënë, ma thuaj”! i thotë Papa.
Ndërkaq, Imzot Luigj Bumçi vazhdoi me fjalët dhe celebrimin e tij sarkamental, pastoral dhe ekumenik para Atit të Shenjtë, duke i thënë: “Unë kisha me thënë Shenjtëri se bota nuk ka ngelur vetëm në Itali dhe Francë! Mos harroni ju lutem se ka botë edhe në Shqipëri, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Austri etj. (Anëtar i atij delegacioni të lartë shqiptar ishin: Ipeshkvi i Lezhës, Imzot Luigj Bumçi, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mehmet Konica, Mihail Turtulli dhe Mit’hat Frashëri).
Ndërkohë që Atit të Shenjtë, i shkon buza në gaz pas ligjërimit dhe celebrimit mjeshtëror të Imzot Luigj Bumçit, duke i thënë: I nderuar Zotni, e pra nesër do të piqem me Ambasadorin e Anglisë dhe pasnesër me Ambasadorin e SHBA-së dhe po ua jap fjalën e nderit se kam me bërë çmos për ju dhe trevat ose krahinat e rrezikuara shqiptare. Zoti do t’na ndihmoi me u bërë mirë për ju, por prej Konferencës së Parist, mos prisni punë të mira dhe të mbara, sepse Zotin e kanë qitur jashtë, ngase aty ku është Zoti, politika e keqe dhe padrejtësia, nuk mundën me kenë! Do bëj me të mirën për ju dhe Shqipërinë”. (Fundi i citatit të fjalëve të Atit të Shenjtë në adresë të Imzot Luigj Bumçit dhe delegacionit të lartë të shqiptarëve në Vatikan).
Pa i harruar këtu vizitat dhe takimet e frytshme, epokale dhe historike të At Gjergj Fishtës në Senatin dhe Kongresin amerkan, i cili përmes kontakteve dhe takimeve të tij me senatorët dhe kongresistët katolikë, asokohe e bindi SHBA -në për të njohur dhe pranuar pavarësinë e Shqipërisë.
Se këndejmi, kleri katolik shqiptar, kurrë nuk është larguar nga idea dhe çështja e lartë e Pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, kulturor, historik, teritorial dhe gjeografik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. E sidomos në kohën e Konferencës së Parisit kur rrjedhat dhe zhvillimet e përgjithshme në atë konferencë, nuk shkonin në favor të shqiptarëve.
Kjo mëse miri mund të shihet dhe ilustrohet në telegramin dhe nënshkrimet famoze të Imzot Luigj Bumçit, At Gjergj Fishtës dhe Luigj Gurakuwit dërguar Konferencës së Parisit dhe Episkopatit katolik shqiptar në gjuhën latine (italiane), ku përveç të tjerash thuhet: “Jugosllavët janë duke i shumuar orvatjet ose përpjekjet e tyre për aneksimin e Shkodrës me mbarë tokën ose territorin shqiptar në deltën ose anën e djathtë të Drinit, duke i përfshirë aty edhe Lezhën dhe Mirëditën”! (Në italisht: “Jugoslavi moltiplicano insistatamente loro sforco pteso Conferenza Pace per otenere annesione Scutari con tuto territorio destra Drin nonche Alesio, Mirdita stop”! -fund i citatit).
Aty është edhe tubimi dhe besëlidhja e madhe historike për mbrojtjen dhe shpëtimin e Shkodrës nga pushtimi i egër serbo-malazez me 19 mars të vitit 1914 në sheshin qëndror të Shkodrës nën udhëheqjen dhe drejtimin e klerikëve dhe patriotëve të shquar shqiptarë, Vinçenc Prenushi dhe Hafiz Guta nga Gjakova në praninë e mbi 25 mijë trimave, luftëtarëve, intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë.
“Në Emër të Zotit, respektivisht në emër të të drejtave tona natyrore, historike, gjeografike, etnike, hyjnore ose profetike: Do të fitojmë duke i mbrojtur Shkodrën së bashku me të gjitha trevat tona natyrale dhe etnike! Rroftë Shqipëria”, bërtitën fortë asokohe Hafiz Guta dhe Vinçenc Prenushin në Shkodrën historike.
Zëri i tyre u dëgjua, respektua dhe kumboi fuqishëm kudo.
Ishte ai një vendim dhe motivim i lartë kauzal, intelektual, kulturor, liridashës dhe patriotik për rritjen, shtimin, mbrojtjen, sigurinë, zhvillimin, përsosjen dhe përparimin e gjithëmbarshëm objektiv dhe subjektiv të individit dhe kolektivitetit shqiptar, i cili i tejkalon kornizat ose konturat fetare ose religjioze.
Me fjalë të tjera ky është ai shpirti i pamposhtur, çudibërës, misionar, intelektual, liridashës dhe patriotik i klerit të gjithëmbarshëm shqiptar mbi bazat e njohura të fesë ose religjionit të njohur autoqefal, autentik, integral dhe pozitivistë të shqiptarëve.
Për me tepër ndërkaq, sipas Emile Dyrkheimit ( Emile Durkheim): Religjioni e ka peshën, ndikimin dhe autoritetin e fuqishëm dhe absolut të socializimit, integremit dhe inkorporimit të përgjithshëm të individit në shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare- përmes edukatës, kulturës, emancipimit, ngritjes dhe afirmimit të vetëdijes kolektive me anë të studimit, analizës, kuptimit dhe pranimit të botës ose planetës sonë si një diçka të përbashkët, globale dhe universale për të gjitha fetë (religjionet), kulturat, etnitë, popujt ( kombet), racat dhe gjinitë e mundshme gjithandej globit.
Në veprën me titull “Format dhe dukuritë elementare të jetës fetare ose religjioze” (1912): Emile Durkheim, përveç tjerash thekson se në çdo fe ose religjion ka diçka të shrnjtë dhe të përjetshme e kolektive, e cila është zgjedhur ose ‘gjykuar’ për t’u mbijetuar, rezistuar dhe bërë ballë të të gjitha simboleve, parashikimëve, prognozave, profecive, interpretimeve, ambicieve dhe interesave personale ose individuale.
Ungjilli thotë: “Trimat e ditur, të mençur dhe të urtë, janë pasëardhës ose trashëgimtarë të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë të engjëjve dhe profetëve, pasi që engjëjt dhe profetët nuk kanë lënë pas vetës vlera, parime, postulime dhe pasuri me të madhe se kjo”.
Kur’ ani thotë: “Ata që ecin ose levizin në kërkim të dritës së lirisë, dijes ose diturisë- Zoti ua bën të mundur të ecin ose levizin në drejtim të kopshtit të xhenetit ( parajsës)”.
Feja ose religjioni, në esencën ose substancën e tyre, janë një nocion, terminologji, levizje, shfaqje dhe manifestim kompleks dhe tepër masivë në shumë fusha, drejtime, rende, sisteme dhe formacione të ndryshme shoqërore ose qytetare në kuptimin e kyçjes ose angazhimit sa me të volitshëm, funksional, sociofetarë, sociokulturorë, societal dhe sociopolitik të personit ose individit në shtetin, popullin ( mombin) ose shoqërinë e tij përkatëse ose respektive.
Ndërkohë që sipas Emile Durkemit dhe August Comtit: ” Religjioni, respektivisht feja integrale dhe pozitiviste, i puçë, i lidhë, i bashkon dhe i bënë me të njohur, me të afërt dhe me sekularë e singularë me njëri tjetrin, njerëzit, popujt, racat, etnitë, gjinitë dhe kulturat e ndryshme ‘eksklusive’ dhe ‘ekzotike’ anëkënd planetit.
Ndonëse, asnjëherë pa i harruar, mohuar dhe injoruar në këtë kontekst, rrënjët, lidhjet, respektivisht marëdhëniet dhe raportët e njohura natyrale, kognitive, intrinznike, fizike, organike (bioorganike ose biogjenetike), kulturore, historike, gjeografike, antropologjike dhe të tjera të fesë ose religjionit me autenticitetin, identitetin, eksklusivitetin dhe dinjitetin e lartë shtetërorë dhe nacional. E sidomos solidaritetit të njohur bio-organik, social, ekonomik, fizik, organik, mekanik, morfologjik, anomik, altruist, antropologjik, antropokulturorë, antropohistorik, antropogjeografik, epistemologjik, ontologjik dhe kështu me radhë sipas ‘ horizontëve të njohura teologjiko- metafizike”, si dhe determinimëve dhe konvergjencave të njohura në mes materializmit dialektik dhe materializmit historik.
Në instancë të fundit, sipas Durkhemit, Komtit (Commte), Spenserit (Spencer), Lokut ( Look) dhe të tjerëve:” Feja ose religjioni i përkasin edhe qenies, edhe krijesës, edhe materies, edhe ekzistencës absolute të Gjeniut ose Krijuesit suprem në themel të nderit, moralit, karakterit, lirisë, besimit, edukatës, kulturës, zhvillimit dhe përparimit tonë individual dhe kolektiv.
Ndaj, do theksuar në fund se në këtë periudhë-etapë sifiduese, konfuze, katotike, abstrakte ose aproksimative përplasjesh ose acarimesh të ndryshme gjeostrategjike, gjeopolitike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, koniukturale dhe të tjera: Ipsheshkvia, Sinodi, apo mitropolia e Kishës uatoqefale ortodokse dhe Kryesia e Bashkësisë Islame e Shqipërisë dhe Kosovës, sikur janë bërë tok në mbrojtje të kombi dhe atdheut.
Duke u bërë bashkë, si dhe, duke u pozicionuar dhe barrikaduar në një kamp ose bllok të fuqishën mbarëshqiptar si një kështjellë ose fortifikatë e pamposhtur titanike dhe Gjergj Kastriotike në mbrojtjje të çështjes dhe statusit të përgjithshëm të shqiptarëve në skenën e madhe botërorr ose ndërkombëtare.
Dhe, kjo është shumë e shëndetshme, dialektike dhe iluministe në domenin ( kontekstin) e pergjithshëm shpirtëror, trupor, fizik ose organik të mbrojtjes dhe sigurisë se shqiptarëve.