Bislim Ahmetaj: Përpjekja e dështuar për ta “iranizuar” protestën e qytetarëve
Në fillim EdiMarrja e shpërfilli protestën qytetare, duke besuar se ajo do të shuhej vetvetiu.
Por, ndërsa netët kalonin, numri i protestuesve rritej dhe raportet që ai po merrte nga njerëzit e tij të shpërndarë mes protestuesve ishin shqetësuese:
Protesta nuk drejtohej nga parti politike, por nga qytetarë të lirë, profesionistë, sipërmarrës, studentë, gra, familjarë me fëmijët e tyre dhe pensionistë.
Njerëz kryesisht të pavarur ekonomikisht, sidomos nga administrata e tij, por dhe të çliruar nga ndasitë politike.
Kur u bind se protesta nuk mund të shpërndahej as me frikë, as me gaz lotsjellës, as me propagandë, pushteti kaloi në fazën e etiketimit.
U hodhën teza se organizatorë ishin “iranianët” dhe më keq akoma “kosovarët”, ndërsa më pas se protesta nuk ishte kundër qeverisë, por kundër Presidentit Trump.
Të dyja këto narrativa jo vetëm që nuk arritën të bindnin opinionin publik, por u diskretituan edhe në sytë e atyre që i prodhuan.
-As letrat e “komandantëve” kundër njërit prej protestuesve që lexoj kërkesat të cilat përseritën çdo natë nga protestues të tjerë.
-As shkulja e “porositur” e flamurit izraelit nga një vajzë që mbeti anonime si për policinë, ashtu edhe për publikun.
-As shpallja “non grata” e Ikbales nuk nxunë hiç, përkundrazi u shuan si shurra e pulës.
Dhe nga shumica u panë si përpjekje të dëshpëruara të qeverisë për të shmangur thelbin e problemit.
Ndërkohë protesta u zgjerua përtej kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët në Europë dhe Amerikë organizuan tubime solidarizuese, ndërsa rrjetet e propagandës që synonin të kontrollonin debatin publik humbën ndikimin përballë komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Ndërsa “Diella” e AKSHIT i dështoj një e nga një kopilat e saj, zëri i qytetarëve të lirë preku çdo media ndërkombatare dhe theu çdo përceptim të kalkulimeve që kapte antena e “Kopshtit të Edenit”.
Përballë kësaj situate, pushteti vazhdon të kërkojë fajtorë jashtë vetes, duke shmangur përgjegjësinë politike për krizën që ka prodhuar.
Por thelbi i protestës mbetet i pandryshuar:
Kërkesa për largimin e një qeverisjeje që ka humbur besimin e qytetarëve, për shkak të arrogancës, shpërfilljes, korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.
Prandaj, kërkesa për dorëheqjen pa kushte të Kryeministrit nuk paraqitet më si një slogan politik, por si kushti i parë për zgjidhjen e krizës.
Sipas logjikës së natyrshme të protestuesve, ai që e ka sjellë vendin në këtë gjendje nuk mund të jetë edhe ai që do ta nxjerrë prej saj.
Zgjidhja nuk pritet të vijë nga pushteti, por nga qytetarët.
Vetëm këmbëngulja e tyre paqësore dhe ushtrimi i të drejtës demokratike për të kërkuar ndryshim mund të hapin rrugën drejt një zgjidhjeje politike të qëndrueshme.
Çdo ditë që kalon pa u dëgjuar ky mesazh vetëm sa e thellon krizën dhe e forcon bindjen se ndryshimi do të vijë nga vullneti i qytetarëve.