Sadik Bejko: Rama në burg
Ka një shqetësim te adhuruesit e Edi Ramës: pse i bien më qafë atij? Ai ka 82 vota. Ai do të na çojë në Europë.
Por protestuesit kanë katër muaj në rrugë. Nuk duhen dëgjuar këta?
Rama i talli… jo besa… jo pasqyra… broçkulla.
Pordhaxhi i madh ky Rama.
Tani demonstruesit po i vënë flakën Kryeqytetit.
Adhuruesit thonë: Rama ka të drejtë t’i mbushë me gjak rrugët, t’i dhunojë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen.
Pordhaxhiu në një dorë mban shkopin me gjak të policit, me dorën tjetër u vë përpara karriget e dialogut.
Rama nuk dialogon me njeri, as në parlament, as në parti, as në qeveri. Ai nuk ka deputetë (ka kuaj), nuk ka ministra, nuk ka rektorë, nuk ka akademikë… ka numra pa gojë.
Kur Rama flet për “dialog”, ai të bën për të qeshur.
Adhuruesit e Ramës (edhe analistë me emër) thonë: ai duhet lënë të qeverisë, ai ka vota. Le të vjedhë ai, le të vjedhë administrata, le të vjedhin ministrat.
Kaq shumë e duan adhuruesit. Dhe janë në të drejtën e tyre ta duan Ramën.
Protestuesit thonë: “Rama në burg”. Çdo natë. Nuk e durojnë dot. Nuk e shohin dot. Nuk e dëgjojnë dot. I neverit Rama. Dhe janë në të drejtën e tyre mos ta duan Ramën.
Zgjidhja
Zgjidhjen e jep Kushtetuta. Ka precedentë të mëparshëm:
- Kryeministër Adil Çarçani dha dorëheqje.
- Aleksandër Meksi dha dorëheqje.
- Fatos Nano dha dorëheqje.
- Ilir Meta mori drejtimin.
Tani duhet të ikë Rama. Pas tij vjen Taulant Balla.
Po protesta e pranon Ballën? Nuk e pranon. Atëherë qeveri teknike.
Zgjidhjet i kemi, i jep Kushtetuta.
Adhuruesit do të thonë: ku do të shkojë Rama?
Nëse nuk kënaqet me tërheqjen përfundimtare nga politika, le të zbresë pak… në burg.
Nano qe në burg. Berisha ka bërë burg shtëpie. Në burg qe Sajmir Tahiri. Në burg është Ilir Meta. Në burg është Erion Veliaj. Mund të zbresë dhe ndonjë zonjë ministre.
Pse mos të bjerë dhe Rama në burg?
Po të vijë aty Ahmetaj, atëherë do kemi një qeveri në hije… dmth në pranga.