Pjetër Jaku: Hijet që të ndjekin në çdo tregim të Irena Dragotit

Libri me tregime “Gruaja që endej hijeve” të Irena Dragotit, në dhjetë tregimet e tij,përsonazhi kryesor ndiqet nga hije, që ndodh të jenë në veten e parë. Që nga të ikurit vjedhurazi nga kopështi i Sofies, deri të mbytja e dajës, në “thellësinë” e mëkateve! Veç subjekteve të gjetura, përshkrimet nga jeta e fshatit, traditat e zonës dhe njohja e besimeve, janë cilësi të realizuara me besueshmërinë e lexuesit!
“Shurraqi” fëmijë, bëhët doktor! I ati jep shpirt në pavionin e tij! Narrativa me befasi dhe kthesa të papritura, e bëjnë prozën e Irenës të lexohet me endje dhe tërheqje magnetike, të një cilësie të veçantë!
“Dosja 16” është një nga tregimet, që pasqyron mësë miri regjimin komunist dhe dyshimet e asaj periudhe djallëzore monstruoze. Keq të dish, poashtu të mos dish! Regjimi nuk të beson, as’sesi! Dosja me esse-në e nxënëses me “njollë” në biografi, do zhduket nga arshiva e shkollës! Për veprat e udhëheqësit, nuk mund të shkruante aq bukur një e deklasuar.
Një tjetër tregim, po aq emocional është “Pranimi”! Roza të kujton Tesin e Derbervileve, të Tomas Hard! Ajo dylufton me veten psikologjikisht, deri në rrëfimin e ndodhisë së saj me punonjësin e kultures, në fshatin ku jetonte, një përsonazh me pushtet partiak të pakundërshtueshëm dhe, shumë negativ! Sotiri, gjën mundësinë për ta pranuar falë besimit dhe dashurisë që ndjente për Rozen! Edhe hakmarrja ndaj dhunuesit të pushtetshëm është e menjëhershme! Ndërsa,
Kleri nuk e fali Tesin, nga ndodhia me “kushririn” e saj, Alek Darbejfilld.
“Amaneti” është një tregim tjetër i realizuar emocionalisht dhe, që përshkruan bukur ndjenjën dhe logjiken, nga një i internuar në kampet fatkeqe të regjimit të pashoq diktatorial. Brenda këtij tregimi mund të ketë tri subjekte:
Ëndrra e gjyshes për fatkeqët
Falja e fëmijës motrës që nuk kishte.
Dhe, vdekja pas mospranimit të fëmijës, duke arsyetuar me të drejtë kushtet tepër të këqia të kampit.
“Varrosur për së gjalli” është një tjetër tregim që dënon obskurantizmin fetar, që nuk i pranonte martesat e besimeve të ndryshme, që i dënonte me penalitete çnjerëzore, edhe në kohën, kur luftohej për poziten e femrës në shoqëri, për emancipimim dhe barazinë e saj.
Martesa e Fatmas me Nikollën e dënon atë të mos i takoj kurrë familjen dhe të afërmit e saj! Atë nuk mund e pranuan martesen e së bijës, e cila pengonte kushrirën e saj më të vogël, që e vuante mungesën e vajzës së xhaxhait, të cilen e admironte.
Një tjetër tregim i realizuar, që emocionet dhe befasitë të shoqërojnë deri në fund, është tregimi “ Mësuesja”, që pak a shumë ngjanë me tregimin e njohur “Portreti” të Gogolit! Ish mësuesja Efgjeni, ose Kleopatra e ish nxënësit të saj, Skulptorit, i gjëndet në kulmin e pjekurisë së tij krijuese, duke i dhuruar studion ekspozitë, që pak artistë e realizojnë në moshën e tij! Befasia edhe në këtë rast, është një kthesë e gjetur bukur nga autorja, plus emigrimi!
Dy njohje që ecin paralelisht dhe e tundojnë studenten, janë ajo e Prelës dhe Artanit, në tregimin “Askush nuk fliste për fatin”, që gjejnë zgjidhjen e bafasishme në shtatzaninë me Artanin! Kjo e “ dogj” përfundimisht Prelën!
“Atje ku vendosin mëkatet” një rrëfim domethënës! Mëkatet të ndjekin kudo dhe kurdo! Veç atyre nuk mund t’u fshihesh! Sado që t’i ndrrosh ngjyrat, të gjëjnë! Kjo më kujton një tregim popullor të kahershëm, që ka udhëtuar deri në ditët e sotme. Thuhej se njërit i kishte shkuar vdekja për ta marrë! Ai i lutet vdekjes ta falë edhe një vit! Vdekja pranon! Kur po afronte mbarimi i vitit, i faluri lyen fytyren me bojë të zezë, për t’iu shmangur përsëri! Fiks mbas një viti i troket vdekja. – Nuk jam unë, – i thotë i faluri! Ne të njohim, sido që të ndrrosh ngjyren! I faluri nuk kishte rrugë shpëtimi, edhe pse mund t’i ishte shtyrë, të paktën edhe dy herë!
Daja, mëkatin e quante sevap, ndaj të gjitha tradhëtitë e ndërhyrjes në familjet e të tjerë nuk i kategorizonte në imoralitet! Jo rastësisht e kishte vajzën e sëmurë, jo rastësisht u mbyt në pus. Fabula e tregimit është e qartë! Çdo mëkatar e merr “shpërblimin” e tij. Lexuesin e mban peng kureshtja se ç’kishte letra që i dha motra e burrit të vetmbytur Hurmas, nuses së vëllait, në mbarim të tregimit!
Irena Dragoti prezantohet me një prozë artistikisht në nivel rrëfimi, aq të figurshëm, sa dhe emocional, që ia vlen të ketë lexues!