Ruzhdi Gole: SKICA TË SHPEJTA VERIU
Dega plot gjethe
troket në dritare
ndjen ftohtë,
e hap dritaren
në të gjitha çastet
dega të hyj brenda
brenda hyjnë
endje
veç zogjtë.
Era kokulur ikën
kërkon falje
dega gjethesh …
sonte
gjer vonë
ndoshta
në të nesërmen.
Po zogjtë?…
*
Zogjtë me një gjeth në sqep
mikpritje e re k’saj frrullize,
vjeshta në Bolzano
jetnon me bletë
bleta e shenjtë
s’i vjeshton
hiret.
Tani, këtu gjithçka
e njohur ndryshe
mes një bote
njëherë
me hove
një kohe
të keqen
me huqe…
Ç’shembëlltyrë e re e e vlagët
me flatra kuq-kuq afrohet
e xixëllonjtë e njelmët,
hapat shkrijnë borën
njëherë vranët,
njëherë çelët…
Në Bruniko
dimri sillet
si një i verbër…
Via Matteoti…
Lodhja shkund krahët
afron gjithë stolirat
heshtja duarkryq
s’bredh kotkoti.
Heshtja rrjedh
gëzon heshtjen
mes nesh përsëgjalli,
zërat ndizen ecje
përkrah
me sythe vjeshte
Via Matteoti
malin zbret
ngjit malin…
Mbrëmja gjithë fruta këtu
shpesh druhet përskuqje
çdo kokërr motake
po mallohet
nga puthja,
gjethja i shkel
syrin gjethes
hovjet blu
plot burime
buzët e purpurta.
Thellë mbrëmjes
gruaja në krahët e ëndjes
qumështi plot gjinjve mënden
tek frushullojnë përtëritje të gjitha…
me daltën e hënës skalitet nisja.
Mbrëmja druhet përskuqje
andej nga ka ardh’ ,
në Bolzano
në malin përqafim
zjarrmi e lugje
në Durrës
në valën
këmbëshpejtë
shpejti pulëbardhë.