Mjellma Istrefi, zëri i veçantë në ‘Born to die’
Mjellma po bëhet një sensacion në internet me këtë këngë.
Jo shumë zëra marrin guximin të provojnë të sjellin në versionin e tyre këngëtaren Lana Del Rey, kjo për shkak të veçantisë së zërit të saj.
E Mjellma Istrefi ka dashur ta bëjë këtë gjë për një kohë të gjatë, dhe me ndihmën e disa muzicientëve kosovarë e sjellë kësisoj një cover në stilin e saj të këngës “Born to die” nga Lana Del Rey.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=aCNdClU2T5g]
Mjellma po bëhet një sensacion në internet me këtë këngë, ndërsa ka pak orë që e ka lansuar edhe cover-in e këngës “A dios le pido” nga Juanes.
Mjellma ka bashkëpunuar me kompozitorin Florent Boshnjaku si dhe me Valon Gashin në kitarë për versionin akustik të këngës “Born to Die”.