Meshkujt europianë janë zgjatur 11 cm në periudhën 1870-1980
Gjatësia mesatare e meshkujve europianë është rritur për 11 centimetra nga fillimi i viteve 1870 deri në vitin 1980.
Kjo sipas vlerësimeve të shkencëtarëve që janë publikuar të hënën, reflekton përmirësime të rëndësishme sa i përket shëndetit në të gjithë rajonin.
Grafiku me të dhënat i publikuar në gazetën ‘Oxford Economic Papers’ përfshinë të dhëna të marra nga qindra e mijëra meshkuj, që nga ushtarët e dy luftërave dhe më pas deri në vitin 1980 të mbledhura në 15 vende të ndryshme europiane.
Ndryshe nga pritjet, studimi i publikuar sot gjithashtu ka zbuluar se gjatësia mesatare është përshpejtuar në periudhën që përfshinë të dy luftërat botërore dhe kohës që njihet më shumë si “Depresioni i Madh”, kur varfëria, racionimi i ushqimit dhe vështirësitë e luftës shiheshin si faktorë që do ta kufizonin rritjen e njerëzve.