Nuk ndalen spastrimet e Kim Yong, vritet edhe një zëvendëskryeministër
Nuk kanë të ndalur spastrimet në Korenë e Veriut. Qeveria në Seul konfirmon se është vrarë edhe zëvendëskryeministri. Ndërsa një ditë më parë u njoftua se ishin ekzekutuar me kundër ajror dy zyrtarë njëri prej të cilëve u dënua sepse ishte përgjumur gjatë një debati ku ishte i pranishëm diktatori Kim Yong.
Kim asnjëherë nuk i publikon spastrimet. Por sipas burimeve secrete të vendit nga 18 dhjetori 2011 në kohën kur Kim mori pushtetin janë spastruar ose vrarë më shumë se njëqind e dhjetë personalitete. 70 prej tyre u vranë menjëherë pasi Kim erdhi në pushtet i cili mesa duket nuk i besonte shumë prej bashkëpunëtorëve të babait. Vitin që shkoi u ekzekutua edhe ministri i mbrojtjes.
Spastrimet e diktatorit po bëhen më të shpeshta sepse në javët e fundit janë arratisur dy diplomatë të rëndësishëm. E sipas të dhënave ata janë larguar duke marrë me vete shumë sekrete e një shumë të madhe parash. Mesa duket jo të gjithë zyrtarët e pëlqejnë diktatorin.
Please follow and like us: