Blushi: Nacionalizmi i shtirur dhe sëmundja e Ramës
Ben Blushi, deputeti i larguar nga socialistët dhe që vetëm pak ditë më parë krijoi partinë e tij së bashku me Mimoza Hafizin, tha sot në parlament se nuk është dakord që në raportet tona me shtetet e tjera të ketë dy standarde.
Ai tha se nëse është e vërtetë se Turqia për arsye të brendshme i kërkon Shqipërisë të mbyllë disa shkolla, apo nëse është e vërtetë se nacionalistë të shtirur shqiptarë e kanë pranuar këtë kërkesë, atëherë ajo tregon se ata po përpiqen të marrin ca vota.
“Këtë po përpiqet të bëjë edhe Rama sot. Rama i trajton shtetet siç trajton të pasurit e të varfrit e Shqipërisë. Kur je vend i varfër, ai të pickon, kur je i pasur të përulet, kur je vend i fuqishëm, si rasti i Turqisë je model frymëzimi për Ramën. Ky është modeli i tij, nënshtrim ndaj të pasurve, dhe përbuzje ndaj të varfërve. Kjo nuk është diplomaci, ky nuk është as nacionalizëm. Kjo është sëmundje”.