Sonila Meço: Ja projektet që më kanë mbërthyer
Një vit e gjysmë larg ekranit nuk kanë qënë vetëm dedikim ndaj familjes së shtrenjtë, por edhe përfundimi i një tjetër misioni, që kanë të bëjë me kërkimet studimore.
“Kam bërë një kthim të domosdoshëm në ‘shtëpi’. Kam rikthyer veten në prioritet me gjërat që kam ndjerë të bëj, me njerëzit që kam zgjedhur vetë, pa lejuar të përkufizohem më vetëm nga puna dhe pritshmëritë e të tjerëve.
Se kam jetuar gjatë me atë dridhjen që të shkakton opinioni i të tjerëve, duke e ndjekur për të kënaqur ata. Duke u sforcuar të ndjehesh e pëlqyer e duke stolisur egon.
Projektet me të cilat merrem janë jashtë Shqipërisë, nuk janë të lidhura me median, por raporte studimore mbi tema të rëndësishme aktualiteti, nga ekstremizmi tek emigracioni.
Një periudhë e domosdoshme tranzitore drejt një rikthimi në pasionin tim të madh. Kur je e mbushur me dyshime, nuk ka vend për asgjë tjetër, por kur je e e ndërgjegjshme për çfarë të përkufizon, duke mos lejuar vetëm punën ta bëjë këtë për ty, them se ka vend për gjithçka”, ka thënë ajo.