Totozani pa mandat, thërret mbledhjen e Komisionit Ad Hoc për verifikimin e kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP
Avokati i Popullit, që është pa mandat, në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Pavarur Ad Hoc, publikon njoftimin për zhvillimin e mbledhjes së rradhës të Komisionit të Pavarur “Ad-Hoc”, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, ditën e Premte, datë 31.03.2017, ora 14:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit.
Please follow and like us: