Albspirit

Media/News/Publishing

“PRESHEVA JONE”, 69 minuta me Laureta Meçin, aktoren e njohur shqiptaro-amerikane në kinematografinë botërore

Nefail Maliqi

 

Laureta Meci: Mos ma marrt Zoti shpirtin pa e ngrënë një fli Preshevë!

“Është privilegj të të krahasoje dikush me Sophia Loren, e cila është një yll botëror dhe një emër mjaft prestigjioz në fushën e artit. Mësoj dhe me shumë kënaqësi do të doja të ecja në hapat e saj…”, thotë  Laureta Meci në bisedën eksluzive për Agjencinë informative Kombëatre “Presheva Jonë”  e cila si në SHBA dhe gjithkund kah udhëton nëpër botë ndihet krenare se është shqiptare dhe gjithnjë shqiponjën e ka pas vete si “bodyguard” !..LAURETA MECI alias “sophia loren” shqiptare thotë se s’mund të bëjë sex, pa dashur..

-Deri tani kemi publikuar një trajler të këngës, 40 sekonda dhe është mirëpritur nga publiku. Kënga dhe videoklipi pritet të lançohet së shpejti. Kënga është mjaft ritmike dhe ka një tekst mjaft të bukur, të shkruar nga Brian Rund, të përfshira në të edhe disa fjalë shqip, tjhotë bashkëbisedusja jonë zonjusha Laureta Meci në fillim të intervistës.

Presheva Jonë: Hello, madmauselle Laureta From “Presheva Jonë”.Si jeni?

LAURETA MECI: Pershendetje i nderuar Nefail, hello, hello Presheva Jonë dhe e juaja! :-) ))  Ju falenderoj per konsideraten, por Laureta do te me mjaftonte…Laureta mund te me adresoni pa tituj se me tituj më duket se jemi shumë në distancë, larga-larg

Presheva Jonë:  Fillimisht madmausele Laureta mund të na letrnoftimin e e juaj..Kush është Laureta ajo vajza me cigaro n’gojë, ajo vajza me shqiponjë n’gjoks e krahëror?

LAURETA MECI: Nje vajze mjaft e thjeshtë shqiptare, nje femër e kompletuar dhe me karakter të fortë.

Presheva Jonë:  Edhe pse në SHBA Jeni krenare se jeni shqiptare dhe shpesh në faqet revistave botërore ju shofim me shqiponje në xhoks apo në krahëror. Mund të na thoni për jetën e juaj në Amerikë..Keni familje sigurisht prinder, vëllezër e motra…Ju merr malli për atdheun ?

LAURETA MECI: Jetoj ne Long Island nje periferi te New Yorkut prej 13 vjetesh, prinderit jetojnë në Greqi se bashku me 2 motrat e mia Eldën dhe Katjonën…te cilat janë më të vogla nga unë. Me merr shumë malli për atdheun, por kam qenë mjaft fatlume që më jepet oportuniteti ta vizitoj shpesh edhe pse me vizita afatshkurtëra.


Laurtea Meci “Sophia Loren” e Gadishullit Ilirik!

Laureta, “Turn around” titullohet kënga jote më e fundit. Si është pritur në publik dhe mund të themi se ishte afër, apo ja kishte kapërcyer sukseset e këngës “Respect”?

LAURETA MECI: Deri tani kemi publikuar një trajler të këngës, 40 sekonda dhe është mirëpritur nga publiku. Kënga dhe videoklipi pritet të lançohet së shpejti. Kënga është mjaft ritmike dhe ka një tekst mjaft të bukur, të shkruar nga Brian Rund, të përfshira në të edhe disa fjalë shqip.

Laureta, ketu ne OKB nje kolege amerikan me solli një revistë meksikane “Golf Luxury & Destinations”, edicioni për SHBA pasi te kishte pare me shqiponje ne foto, me pyeti se a eshte kjo bukuroshe shqiptare? Dmth si në Amerikë ashtu edhe në Meksiko e kudo ju shqëron shqiponja si truproje, apo?

LEURETA MECI: E kam për nder që jam shqiptare dhe shqiponjen do ta mbaj kudo qe te jem meqë krenohme me kombin tim. Shqiponja me jep forcë…

Kur jemi tek karriera e juaj dhe sukseset..Sigrisht fillimi ka qenë i vështirë e besa edhe pak sa i turpshëm..Ju kujtohet kur jeni pozura për herë të parë..Keni pasur turp të zhvishni farmerkat apo bluzën?

LAURETA MECI: Duhet të ringjall në kujtesë ato caste, emocione mund ti quaj jo ndrojte. Ky ishte profesioni që unë zgjodha natyrisht kisha emocione…

Presim në të ardhmen donjë suprize nga Laureta foto të “nxehta” apo gjirime filmike në nudo?

LAURETA MECI: Do te vdesin paparacët duke pritur…se nuk do të ndodhë asnjëherë kjo e fundit…

Jeni artiste me renome ndërkombëtare, ku sharmi juaj ka pushtuar revistat amerikne dhe botërore. Në ndërkohë kendoni dhe jeni aktore filmi, ku ju kam parë në filmin “Disiple”. Si ja arrini gjtha keto Laureta dhe cilin “zanat” ju pëlqen apo cilës i jepni më shumë prioritet?

LAURETA MECI: Ndjek intuiten dhe mundohem të shkrytëzoj të gjitha oportunitet që më jepen me aq sa mundem. Dashuria ime është kënga dhe ndaj i jap më tepër prioritet!

 

Laureta: Dashuria, mund të shpjegohet më shumë në praktikë, me veprime, aksione se sa me fjalë..


Isha në zyrë dhe ratësisht shikoja foto e juaja dhe një kolge në OKB më tha se kush eshte kjo Sofia Loren apo Kardishian ? Bile nga një takim që kishe ditë më aprë me Sofia loren i pata thnënë se edhe  ne shqiptarët e kemi një “Sofia Loren” por, më të re :-) )) Ju a identifikoheni me dikë apo duket se i përngjani dikujt..ju ka ka thënë ndokush ndonjë kompliment se përngjanë me Sofia Loren apo në ndonjë fotomodele apo aktore botërore ?

LAURETA MECI: Është privilegj të të krahasoje dikush me Sophia Loren, e cila është një yll boteror dhe një emër mjaft prestigjioz në fushën e artit. Mësoj dhe me shumë kënaqësi do të doja të ecja në hapat e saj.

Keni një CV të pasur me plote suksese te duarndurta. Mund te veconi nga keto te arritura ndonjë sukses që ju ka mbetur në shpirt…

LAURETA MECI: Cdo sukses që kam përjetuar ka domethënien e vet, po do te vecoj këte të fundit e Revistes Elitare!

Mund ta shkëputini ndonjë përshytpje interesante nga pozimet e juaj, gjirimet apo paraqitjet e juaja para publikun me mikorfon ?

LAURETA MECI: Hera e parë në studio, nga momentet më të bukura dhe më të paharrueshme. Nervoze, mbushur me emocione dhe habi. Nuk mu besohej syve që ajo vajza e vogël ja arriti qëllimit më së fundi do të incisoja një kengë…

Për cfarë don të thotë dashuria ? Kjo fjalë mund të shpjegohet apo të shijohet


LAURETA MECI:
Shkenca ende nuk i ka dhënë shpjegim kësaj pyetjeje…është një gjendje shpirtërore qe gjithsecili prej nesh e koncepton ndryshe, subjektiv. Personalisht për mua”dashuri është një ndjenje e pa kushtëzuar për personin që e mendon të fundit para se të shrtrihesh në krevat, para se të flesh dhe të parin kur te zgjohesh. Mund të shpjegohet më shumë me praktike, veprimet flasin me teper se fjalët..

Për sharmë e bukuri po shifet Non Comment ! ..Por ne dime tash edhe sa vjeq je, dimë se e gjat e sa peshon dhe gjitha pjesët e trupit i dmë me centimetra..Tash ne gazetaret me WikiLiks nuk e kemi vështirë me i zbuluar disa gjëra.:-))) Ama disa edhe nuk i dijmë..Për shembull Laureta a është e martuar e divorsuar, e dashuruar apo jeni duke vuajtur?

LAURETA MECI: Me ben habi qe wikiliks nuk i ka këto informata :-) )) Hmmmm shqiptarët më të fortë se WikilIks..megjithate per te shuar kureshtjen tuaj jam e dashuruar…

A ju prish punë nesër, nëse do ta kishit një të dashur jashtë kufijve adminsitartivë të Shqipërisë e Kosovës por natryrisht nga tokat shqiptare, për shembull nga Presheva, meqë atje djemtë nuk janë edhe aq te këqinj?

LAURETA MECI: Nuk mund të flas me hipotoza, por përgjigjja me e lehtë e kësaj pyetjeje është nëse do dashurohesha me dike nga tokat shqiptare, do ndiqja zemrën…

Nëse jeni dashuruar apo duke vuajtur në cilën pjesë gjeografike të plantit gjendet ai personzah i juaj romantik ? Apo nësee nde nuk e keni gjetur dashnorin, dashurin e juaj. Keni prefrenca nga cili kontinent ai duhet të jetë..nga ai i Gadushullit Ilirik sdigurisht se at shqiponjën ti nuk e bon kot pas veti a ?…

Njoftim për vajzat tjera: Laureta nuk e jep recetin e sharmit, linjës dhe pse ajo është sexi-bomba!

LAURETA MECI: Më pëlqen pyetje dhe insitstimi juaj, por tani për tani nuk do të mësoni më tepër se faktin që jam e dashuruar. Hmmmm… Gadishulli Ilirik.. bukur tingëllon.

Një pyetje n’mes dimrit por të nxehtë. A mund të ket sex pa dashuri apo anasjelltas. Dhe ju cilën e proferoni, apo ndoshta që të dyja?

LAURETA MECI: Për mua jo….asnjëherë s’mund të ketë sex pa dashuri, kurse per tjetrën dashuri platonike, as tek ajo se besoj, se do të duhet ta riemërtoj fjalën dashuri. Asnjë nga të dyja nuk do preferoja pasi janë për mua pa substancë. Personalisht, mendoj se dashuria dhe intimiteti janë të lidhura ngushte dhe komplimentojnë njera- tjetren.
Në foto pos qe jeni fotogjenike dhe plote charme, jemi edhe plote energji e herë pash herë axtravagante dhe agresive emocilonale..ne meshkujt themi provokative dhe sexi “bomba”.. Si ja arrini keto t’i bëni dha tërheqni publikun? Pra për të qene ashtu cfare jeni sot , cafre bën Laureta, nës es është sekrete..spese duke ngrënë flija e petlla nuk mun ta keni ket linje te trupit?

LAURETA MECI: Duhet ti referohemi gjenetikës, metabolizmin e kam mjaft të shpejtë dhe se nuk frikësohem nga petullat …meqë i permendet me bëte për petulla..Ushtrimet fizike dhe përdorimi i lëngjeve luajnë rol të rëndësishëm, kurse për sharmin dhe energjinë ajo është pjesë karakteri nuk ua jap dot receten apo sekretin.

Laureta Meci: Mos ma marrt Zoti shpirtin pa e ngrënë një fli në Preshevë!

Cfarë lexon apo shikon Luareta kur eshte pak e lirë?

LAURETA MECI: Ka filluar politika me fascinon keto kohet e fundit, kur mundem shoh edhe ndonje film te vjeter shqiptar qe kam nostalgji

Po wikenidn si e kalon Laureta?

LAURETA MECI: Mundohem te relaksohem, duke pare ndonje film ne kinema apo duke dale diku jashte New Yorkut, duke folur me familjen time qe ndodhen ne Greqi apo duke lexuar dicka interesante.

Në Kosovë, keni qenë u pëlqen..tash pas mavarësisë edhe peisazhet e natyrore janë më të bukura..Cfarë flasin eshkrujanë amerikanët për Kosovën, shiqptarët?

LAURETA MECI: Nuk kam qene, po sigursht qe lexoj dhe ndjek mediat e ketushme. Shtypi amerikan dhe shqiptar flasin me simpati, optimizem dhe fjale te ngrohta per zhvillimet ne Kosove.

E përmendëm Preshevën keni qenë ndonjëherë atje, knie miqë nga atje apo keni dëgjuar. Cfarë mund të tgë bëjë nesër Laurata për Preshevën, ke ndonje ide ndoinjë film apo kengë apo pozime (fotografime) para bustit të Skenderbeut në Preshevë?

LAURETA MECI: Skam qene po do te jete kenaqesi sikur nje dite te me jepet mundesia ta vizitoj. Jam e mireinformuar per edhe pse skam qene atje. Nëse me jepet rasti edhe mund te realizoj dicka. Sidoqfotë mos marrt zoti shpirtin pa e ng¨rë një fli në Preshevë, shumë kisha apsur dëshrië t’i vizitoj ato toka shqiptare në Kosovën Lindore..

Laureta: I made e life for myself, im living a dream, what else can someone want!!!!!!!!!!!!!!!!


Laureta, meqë jemi në 8 mars, ditën e juaj dhe meqë jemi në perendim sot kemi shumnë të rinje të reja tona që herë pas here në mediat si në Zvicër ashtu edhe në SHBA fatkeqësisht shkruajnë zi e më zi për ne. Madje një raport të OKB-së kemi lexuar se rrugët e e italisë nuk munogojnë as nga femrat shqipatre në “biznesin” e prostitucionit.Kur kem parasysh drogëm alcoolin, pasatj Sida etj…dukuri të cilat na rrethojnë cdo ditë atëherë cili do të ishte masazhi i juaj adresuar të rinjve tonë?

LAURETA MECI: Duhet te kultivojme positivitet, dije, themelet e nje rinie te shendetshme jane shembujt positive. Te qendrojne larg skematizmave, larg imitimeve, dhe te kultivojne traditat e shendosha tonat.

Zonjusha Laureta, cilat janë planet e juaja në të ardhmen, pos atij që me gjeni një burrë të bukur si vetë. Cila do të jetë Laureta nesër apo ajo pas një deceni..me dy mbiemra po se po por edhe në sferën e karrirës pa dyshim do të dyfishoni apo jo ?

LAURETA MECI: Gjithsesi sbej shume plane po ambicja ime e verber vazhdon edhe me agresive se cdo here. Jam e kenaqur per gjithcka qe kam arritur, nje 20 vjecare… vetem…. me nje enderr te habitshme isha kur shkela ne Token e Premtuar… I made e life for myself, im living a dream, what else can someone want!

Image may contain: 1 person

Please follow and like us: