Pranvera Gjoni: KODI I SHKËMBIT
Shkëmbijt kanë humbur fortësinë,
formën standarte,
hijen e zymtë…
…s’kanë më gjymtyrë
që ngulen në ide e virtyt,
siç motesh përbetimi bëhej
me përulje e respekt absolut…!
Shkëmbijt kanë humbur gjininë,
s’janë më burrabusulla,
s’janë më rrufepritës…!
… janë vetullndukur,
janë makiazh i padisiplunar
që vegjitojnë semaforëve,
me azmë të rënduar…
Shkëmbijt sot, kanë kod tjetër!
Guralecë të shformuar
në farë, rrënjë e pasardhës!
Please follow and like us: