E premtja pa shikues e Top Channel/ Ledioni dështon me “The Voice”
Ledioni ka postuar nje foto në Insta, të programit që drejton në Top Channel dhe e shoqëron me diçiturën: Të parët , të premteve në TV #voa6. Mbase Ledioni flet për dikur, pasi sot “The Voice of Albania ” është shumë larg vendit të parë, ne tv. Këtë vend e ka rrëmbyer dhe nuk e leshon Arjan Cani. Dhe është Turjan Hyskaj që e merr audiencën tjetër. Ledioni është shumë pas dhe madjë jo të gjithe e dine që “The Voice of Albania” ka nisur, duke menduar se postimet insta të Ledionit tregojne për xhirimet dhe pergatitjet. Kjo duket se ndodh për shkak te trajnerëve të këtij sezoni, personazheve shume modestë dhe vete Ledionit që ka humbur lidhjen me shikuesin. Ai tani, nuk është më ylli i Topit, por burri i Sarës, trashëgimtares së Top Channel që ka më shumë kimi me publikun, se i shoqi në gjithë paraqitjet e saj. Gjithsesi, Ledioni mund ta rimarrë veten te #Voa7/dritare.net