Ledion Liço përplaset me Rudina Xhungën
Një shkrim i botuar në “Dritare.net” ku shkruhej se spektaklit të “Voice of Albania” i ka rënë audienca, është bërë ‘mollë’ sherri për Ledion Liçon dhe Rudina Xhungën. Në “Dritare.net”, portal i Rudinës, shkruhej se “Voice” nuk ka më të njëjtën shikueshmëri si më parë dhe se audienca ka rënë, por vetëm pak minuta më parë Ledioni i është përgjigjur gazetares përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku ka treguar statistikat e shikueshmërisë së 43 kanaleve televizive. “Per Xhungat e kësaj bote dhe per Rudina Xhunga, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq per Top Channel Albania, por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, ka shkruar moderatori bashkangjitur fotos.
Please follow and like us: