Albspirit

Media/News/Publishing

“Shokët e respektuar” të partisë dhe si spiunoheshin filmat porno gjatë komunizmit

Zor se ka një regjim që ia ka dalë të ndalojë plotësisht pornografinë.
Në Gjermaninë komuniste, qytetarët kishin një raport krejt normal me nudizmin, siç e kemi treguar në disa shkrime.
Por jo vetëm kaq, në Gjermaninë Lindore realizoheshin edhe shumë filma porno.
Një dokumentar i ri i MDR në Gjermani synon të sjellë detaje nga historia e filmave porno në Gjermaninë Lindore.
Mes të intervistuarve janë edhe producentët Lutz Rentner dhe Frank Otto Sperlich, që kanë xhiruar disa filma porno në bodrume apo në kopshtet e shtëpive.
Kur shërbimi sekret, Stasi e pikasi diçka të tillë, u vu pas tyre.
Shefi i Stasi-t, Erich Mielke, urdhëroi nisjen e një aksioni të madh.
Por rezultoi një flluskë.
Në vitin 1983, agjentët e Stasi-t zbuluan një rrjet pornografie me mbi 2 mijë anëtarë në ish-qytetin Karl Marks.
Megjithatë nuk pati asnjë ndjekje penale pasi në listë ishin edhe shumë ‘shokë’ të respektuar të partisë. Bild

Please follow and like us: