Egërsia e politikës shqiptare dhe ëmbëlsia e maturia e Klajda Gjoshës
Zgjedhjet e 18 qershorit janë në prag. Dhe në mes të vorbullës së egër të politikës shqiptare, bien më tepër në sy politikanët e zhurmshëm dhe ata që bërtasin, se sa ata që qëndrojnë larg konfliktit. E natyrisht, këtë maturi e qetësi e përcjellin më tepër vajzat e politikës, sesa burrat. Një prej tyre është dhe Klajda Gjosha, një nga zonjat e politikës shqiptare, që asnjëherë nuk ka krijuar konflikte këto vite aktivitet, si pjesë e LSI-së. Ajo është dalluar përherë për qetësinë, duke përçuar në publik imazhin e një vajze të zgjuar dhe jokonfliktuale që përherë përdor argumentin në diskutimet politike dhe jo zërin e ngritur për të zgjidhur problemet. Edhe pse prej vitesh në politikën shqiptare është krijuar ideja që një grua të ecë përpara duhet të jetë e ashpër në terrenin e ujqërve meshkuj të politikës, duket se Klajda ka dhënë një shembull krejt tjetër. Me maturi përherë, ajo ka krijuar një lloj të ri politikaneje që nuk nxit debate por përpiqet të zgjidhë përmes toneve të qeta dhe punës. Sigurisht që ajo cilësohet me të drejtë edhe si një ndër femrat më elegante dhe bukuroshe të politikës, përpos faktit që rrezaton qetësi dhe ëmbëlsi. Gjosha është dalluar edhe për thjeshtësinë e saj dhe një të kaluar modeste. Gjosha u bë nënë për herë të parë e djalit Luis, pas martesës me Adrianin, bashkëshortin e saj me profesion ekonomist. Ajo është ministre e Integrimit Europian, prej vitit 2013-të.