Albspirit

Media/News/Publishing

Shkurt ’91, një milion firma për ‘Vullnetarët e Enverit’. Mars 2017, habitemi me firmat e ‘çadrave të Reformës’?

Një studim i Institutit të Studimeve Politike, mbështetur nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer, jepen shifra dhe fakte domethënëse mbi trajektoren e pluralizmit shqiptar. Kështu, në fund të shkurtit ’91, sipas gjetjeve të ISP, më shumë se 1 milion firma u mblodhën në mbështetje të “Vullnetarëve të Enverit”.

Një tjetër gjetje interesante është pozicioni krejt ‘i kundërt’ elektoral, i Kavajës dhe Shijakut, në zgjedhjet e para ku kandidadët e opozitës fituan me 88.9 përqind dhe 79.9 përqind të votave, respektivisht. Kjo në një kohë kur kandidatët e PPSH fitonin në 40 zona zgjedhore me mbi 80 përqind të votave.

Në qytetet e mëdha, sidomos në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë e Elbasan, shumica e votave shkuan pro kandidatëve të opozitës, – por siç ka ndodhur në çdo zgjedhje prej 1991, kush fiton periferinë dhe zonat rurale fiton edhe pushtetin.

Please follow and like us: