Albspirit

Media/News/Publishing

Delawie: S’dua të shoh të inkriminuar në listat e zgjedhjeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur mbështetjen e tij për nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për dekriminalizimin e skenës politike.

Në një deklaratë të bërë në forumin “Fol Hapur”, ai u shpreh se do të mbështesë çdo nismë me qëllim që të inkriminuarit të mos jenë pjesë e listave të zgjedhësve.

“Nuk dëshiroj të shoh njerëzit në listë zgjedhore nëse janë me aktakuza”, tha Delawie.

Sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, ambasadori amerikan tha se Departamenti i Shtetit ka shqyrtuar këtë çështje dhe kjo marrëveshje duhet të kaloj në Kuvend.

Please follow and like us: