Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj akuzon Hervin Çulin për ndërhyrje në repertor

Aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj dhe drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Culi janë “përplasur” për shfaqjen “Equus”, e cila këtë të dielë ka daljen e fundit në skenën e Teatrit Kombëtar. Përmes një statusi në Facebook, Shanaj thotë se ka pasur ndërhyrje për të ndërprerë vazhdimi i shfaqjes në teatër për publikun. “Është e turpshme, që shfaqe dinjitoze të kenë jetë kaq të shkurtër në Teatrin Kombëtar. Ka disa vite që ripërsëriten këto ndërhyrje , aspak serioze për repertor të admiruar. Është dikush të thotë këtë mynxyrë që ndodh në Teatrin Kombëtar !!!! Kam pyetur kritikët Josif Papagjoni dhe Miho Gjinin për këtë fenomen dhe ata ngritën duart, siç të gjithë ne ndodhemi para këtyre ndodhive vetëm shqiptare.

Jam i çuditur, një personazhi im në një film thotë: “Të habitesh në moshën 70 vjeçare, nuk është gjë e paktë, zotëri.”, shkruan Shanaj. I menjëhershëm ka qënë reagimi i drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Culi, i cili shkruan se “O zoti Mevlan, ketë mynxyre e ka bërë ai që ka bërë këtë repertor këto vite, apo jo? Meqë këto produksione paskan patur vlerë (thoni ju) ka një meritë dhe TK-ja, apo jo? Z. Mevlan, nesër të pres të të dhuroj kalendarin sezonal shtator- qershor, 2016-2017 (nëse ja ke idenë që për herë të parë në histori si në ç’do teatër evropian TK-ja ka një kalendar), qw për ç’do institucion në botë është i shenjtë”.Shfaqja “Equus” nga Peter Shaffer, me regji nga Dino Mustafic ka qenë një nga veprat më të ndjekura në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra ka marrë vlerësimet më të mira dhe nga kritika. Spikat në këtë pjesë interpretimi i aktores Ema Andrea, në rolin e Dorës, një grua katolike e cila kërkon të gjejë arsyet e veprimit të gabuar të të birit. Në role të tjerë interpretojnë aktorët Timo Floko, Luli Bitri, Igli Zarka, etj.

Please follow and like us: