Albspirit

Media/News/Publishing

Humbja e Françesk Radit/Zhani Ciko i pikëlluar: Më ra si bombë!

Ndarja nga jeta e kantautorit Françesk Radi ka prekur thellë botën kulturore shqiptare, por edhe më gjerë. Një ndër emrat më të njohur të artit dhe muzikës shqiptare, maestro Zhani Ciko është shprehur i pikëlluar për humbjen e Françesk Radit në moshën 68-vjeçare. Për Neës 24, Ciko tha se e pati të pamundur ta shikonte në spital.

“Nuk guxova ta shihja. E mora vesh gjendjen e tij. Ishim parë në ambientet e shtëpisë dhe ishim shkëmbyer në shëtitjet e mëngjesit. Më ra si bombë. E kam përjetuar edhe me kolegë të tjerë atë sëmundje dhe nuk mora guximin të shkoja. E lashë Teftën me njerëzit e saj në pritje të një mrekullie. U ndjeva shumë keq kur mora vesh lajmin e ndarjes së tij”, rrëfeu Zhani Ciko, shkruan “BalkanËeb”.
Duke u ndalur tek ajo që Françesk Radi i solli muzikës shqiptare, maestro Ciko thotë se ai solli një notë të re në podium.

“Françesk Radi dallohej për individualitetin e tij. Ai hipi në podiumin e muzikës së asaj kohe duke sjellë një notë të re. Një djalë i ndrojtur fillimisht. E karakterizonte modestia por ishte një njeri me karakter, siç e kanë pasur familjarisht. Radi solli një mënyrë tjetër të tregimit të këngës. Ai e konsideronte muzikën e lehtë si një mënyrë shprehjeje të veçantë, si një mënyrë afrimi të spektatorit me festivalin.

Në festivalin e 11-të u godit mënyra e tij që u quajt ndikim i huaj. Por, edhe ku u kthye nga zonat e veriut ai vazhdoi me mënyrën e tij të të kënduarit”, tregoi Ciko, ndërsa shton se Françesk Radi la shumë plane pa përfunduar.

“Edhe në takimet e fundit kishte shumë plane. Dhimbja për Fracesk Radin është njerëzore e artistike”, tha ai.

Please follow and like us: