Portreti i shokut Mao Ce Dunit shitet për… 12,7 milionë dollarë
Një portret i ish-kryetarit kinez Mao Ce Dung i realizuar në vitin 1973 nga Andy Warhol u shit në ankand për 12,7 milionë dollarë të dielën në Hong Kong, njoftoi “Sotheby’s”, organizatorë të kësaj shitjeje.
“Sotheby’s” shpresonte të arrinte në 15 milionë dollarë, vlerësimi më i lartë ndonjëherë në ditët e sotme për një pikturë në Azi.
Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur.
Kjo shitje, vjen nën sfondin e një kërkese në rritje për këto lloj veprash nga ana e koleksionuesve të rajonit në veçanti atyre kinezë.
Please follow and like us: